Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Më mbytën propozimet për martesë”, sulmuesi korean fik telefonin!
    Fun

    “Më mbytën propozimet për martesë”, sulmuesi korean fik telefonin!

    03/12/2022 21:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cho Gue-Sung debutoi me kombëtaren e Koresë së Jugut në shtatorin e vitit të kaluar dhe deri tani numëron 18 ndeshje dhe 6 gola. 24-vjeçari luan në vendlindje me Jeonbuk Hyundai. Qendërsulmuesi shtatlartë, realizoi dy golat e Koresë në humbjen 2-3 ndaj Ganës.

    Kombëtarja aziatike mposhti 2-1 me përmbysje Portugalinë në ndeshjen e fundit në grup, sukses që i kualifikoi në raundin e 1/8-vë në Botëror, aty ku do sfidojë Brazilin të hënën (5 dhjetor, 20:00).

    Cho është kthyer në një hero në vendlindje dhe një nga më të dashurit për tifozet femra. Deri përpara fillimit të Kupës së Botës, ai numëronte vetëm 20 mijë ndjekës në faqen e tij në Instagram, teksa tani ndiqet nga 1.6 milionë njerëz!

    Një objektiv i arritur pa shumë përpjekje, pasi në faqen e Cho ka vetëm gjashtë postime në total. I fundit u bë pas fitores ndaj Portugalisë, ndërkohë që publikimi i tij i fundit kishte ndodhur në muajin korrik.

    Sulmuesi ka marrë shumë propozime për martesë në vendlindje, ndërkohë që i është dashur ta mbajë telefonin të fikur gjatë aventurës në Katar 2022!

    TË LIDHURA

    Ovouka e vlerëson Celjen

    18/02/2026 20:58

    Drita synon fitore ndaj Celjes në “Fadil Vokrri”

    18/02/2026 20:57

    Ramadani: Të jemi të bashkuar, suksesi mund të vijë

    18/02/2026 20:55

    Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

    18/02/2026 14:26
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.