Futboll ndërkombëtar

Me paratë e Kupës së Botës, Rudiger e financon operimin e 11 fëmijëve në Sierra Leone

Me paratë e Kupës së Botës, Rudiger e financon operimin e 11 fëmijëve në Sierra Leone

Antonio Rudiger po tregohet një njeri mjaft human. Futbollisti i Real Madridit ua ka gjetur destinacionin parave që do t’i marrë në Kupën e Botës. Ish-mbrojtësi i Chelseat në fakt ka vendosur që krejt shpërblimet nga “Katar 2022” t’i investojë në vendin e nënës së tij – Sierra Leone. Në bashkëpunim me organizatën gjermane të

Besnik Batusha

Antonio Rudiger po tregohet një njeri mjaft human.

Futbollisti i Real Madridit ua ka gjetur destinacionin parave që do t’i marrë në Kupën e Botës.

Ish-mbrojtësi i Chelseat në fakt ka vendosur që krejt shpërblimet nga “Katar 2022” t’i investojë në vendin e nënës së tij – Sierra Leone.

Në bashkëpunim me organizatën gjermane të ndihmave “BigShoe”, përfaqësuesi gjerman i kishte financuar një sërë trajtimesh jashtëzakonisht komplekse, të shtrenjta dhe më e rëndësishmja, që do t’ua ndryshojnë jetën fëmijëve afrikanë.

E tash, 29 vjeçari ka vendosur t’i ndihmojë prapë fëmijët e Sierra Leones.

Ai do t’i ndihmojë pacientët e vegjël që vijnë nga Lunsas, një qytet i vogël në shtëpinë e dytë të Rudigerit, në Sierra Leone, prej nga vjen nëna e tij, Lily.

Fëmijët atje vuajnë kryesisht nga problemet me këmbë, të cilat shfaqen që nga lindja e tyre.

Kjo ndikon që ata të kenë probleme të dukshme fizike dhe janë të paaftë të punojnë, por edhe janë të izoluar nga shoqëria pasi ngacmohen dhe kanë më pak shanse për të gjetur punë dhe për të bërë jetë normale.

Ata kryesisht mbështeten në paterica.

E ky fakt e ka lënduar shumë mbrojtësin e Realit, i cili do ta financojë operimin e 11 fëmijëve në Sierra Leone me paratë që do t’i fitojë në Kupën e Botës, në mënyrë që ata të kenë jetë më të mirë.

“Më dhemb kur i shoh rrethanat në të cilat rriten fëmijët e Sierra Leones. Gjatë operimit, shtrembërimi korrigjohet përpara se më në fund pacientët të mund të ecin dhe të marrin pjesë në jetën shoqërorë, pas disa muajsh trajtimi”, deklaroi Rudiger, i lumtur që do të mundë të ndihmojë sadopak.

Ai insiston se ky lloj ndihmë është më e pakta që mund ta bëjë ai, për shkak të pozitës së tij të privilegjuar në shoqëri falë futbollit.

“Në Gjermani më janë dhënë mundësi që shumë njerëzve në Sierra Leone u janë refuzuar. Unë jam mirënjohës për këto mundësi dhe e vlerësoj shumë pozicionin e privilegjuar në të cilin ndodhem. Të ndihmosh këtu është një çështje nderi për mua. Do të doja të zbatoja shumë projekte të tjera në Sierra Leone me familjen time në të ardhmen”, shton lojtari.

Krahas ndihmës në operime, futbollisti i Real Madridit dërgoi një mori bluzash në Sierra Leone për t’i gëzuar fëmijët pas operacioneve, shpesh tejet të dhimbshme, shkruan “Gazeta Express”.

I përkushtuar për vendin ku është lindur nëna e tij, gjatë këtij viti ai i ka hedhur edhe themelet për hapjen e Fondacionit “Antonio Rüdiger” për Sierra Leonen.

Ai synon që përmes këtij fondacioni të jetë edhe më aktiv për të ndihmuar. 

RudigerSierra Leone

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions