Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ilir Daja trajner i ri i Partizanit, Olsi Rama ishte i pranishëm në ndeshjen e Kupës ku objektiv e kishte trajnerin e Ballkanit
    Ballina-2

    Ilir Daja trajner i ri i Partizanit, Olsi Rama ishte i pranishëm në ndeshjen e Kupës ku objektiv e kishte trajnerin e Ballkanit

    30/05/2024 11:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Me përfundimin e sezoneve, “cicërimat” e merkatos janë nga më të ndryshmet dhe të përditshme, që vazhdojnë deri në mbylljen zyrtare të këtij procesi.

    Në kuadër të këtyre zërave, gjatë ditëve të fundit u fol edhe për shpërthimin e një “bombe” sa i përket merkatos së trajnerëve në klubet e kryeqytetit. Duke ditur se Ilir Daja nuk është konfirmuar ende te kampionët e Kosovës, Ballkani, si dhe zemërimin në kampin e kuq pas një sezoni të dështuar, u përfol për një rikthim të trajnerit kryeqytetas te Partizani. Madje, rikthimi i Dajës te “demat” lidhej me një spostim të Orges Shehit te rivalët e Dinamos, ku edhe para emërimit te Partizani trajneri durrsak u përfol për një kalim të mundshëm te “nëndetësja”.

    Ajo që i jepte më shumë frymë kësaj lëvizje në bankina, kishte të bënte edhe me një afrim të mundshëm te Partizani të ish kapitenit Nderim Nexhipi, si drejtor teknik i skuadrës. Më herët, binomi Nexhipi-Daja ka funksionuar te Ballkani, ku pas marrjes së detyrës së drejtorit te klubi i Suharekës, Nexhipi afroi Ilir Dajën si trajner.

    Para disa kohësh, ka qenë vetë trajneri Daja, por edhe drejtuesit e lartë të Partizanit, presidenti Demi dhe drejtori Rama, që e kanë lënë të hapur mundësinë për një bashkëpunim tjetër mes tyre. Me lëvizjet e fundit te “demat”, ku Orges Shehi është konfirmuar sërish, i bie që “bomba” e mësipërme të mbetet më shumë në kuadrin e zërave të merkatos dhe dëshirave të atyre që e kanë shprehur.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.