Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Me rezultat të thellë, Man City eliminon Chelsean nga FA Cup
    Ballina-1

    Me rezultat të thellë, Man City eliminon Chelsean nga FA Cup

    08/01/2023 20:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester City ka kaluar në 1/16 e finales në Kupën FA.

    Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola eliminoi me lehtësi Chelsean nga kjo garë, vetëm tri ditë pasi e mposhti edhe në Premierligë.

    Ndeshja e zhvilluar këtë të diel në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 4:0. 

    “Qytetarët” e kryen punën e tyre qysh në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me tri gola epërsi.

    Riyad Mahrez e hapi serinë e golave në minutën e 23-të, kurse Julian Alvares shënoi nga pika e penalltisë pas shtatë minutash. Phil Foden në minutën e 38-të e thelloi epërsinë e vendasve.

    Mahrez shënoi edhe njëherë në pjesën e dytë për të vulosur fitoren. Algjeriani u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 85-të.

    Kundërshtari i radhës i Manchester City do të mësohet pas tërheqjes së shortit. 

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.