Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Më shumë gola se ndeshje, Ronaldo i pandalshëm në Arabinë Saudite
    Ballina-2

    Më shumë gola se ndeshje, Ronaldo i pandalshëm në Arabinë Saudite

    05/04/2023 16:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo po tregohet i pandalshëm dhe i papërmbajtshëm në Arabinë Saudite.

    Ylli portugez po i impresionon të gjithë me paraqitjen e tij në Saudi Pro League, ku u transferua gjatë dimrit pasi u nda me Manchester Unitedin.

    Edhe pse 38 vjeç, “CR7” po vazhdon të shënojë për ekipin e tij, Al-Nassr.

    Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit ishte protagonist i skuadrës së tij të re edhe mbrëmë duke realizuar dy herë në fitoren e thellë, 5:0 ndaj Al-Adalah.

    Me këtë rast, pesë herë fituesi i Topit të Artë i përmirësoi statistikat e tij, duke shkuar në kuotën e 11 golave në 9 ndeshje.

    Kjo nënkupton se kampioni i Evropës me portugalinë ka më shumë gola të shënuar sesa lojë të luajtura.

    Gjithashtu, Ronaldo i ka bërë edhe dy asistime, që i bie se ai i ka 13 kontribute në gola në futbollin arab, shkruan “Gazeta Express”.

    Ronaldo po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, të cilën e shfaqi edhe në Kombëtaren e Portugalisë, me të cilën i shënoi katër gola në dy ndeshjet kualifikuese të muajit mars. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.