Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Medalje bronzi për Akil Gjakovën në garën më të famshme të xhudos
    Ballina-1

    Medalje bronzi për Akil Gjakovën në garën më të famshme të xhudos

    03/02/2024 19:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Akil Gjakova e ka mbyllur me festë një ditë të gjatë e të mbushur me duele. Të shtunën, xhudisti kosovar e fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin në Paris.

    Akili garoi në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa i fitoi 500 pikë shumë të rëndësishme për renditjen botërore.

    Në një atmosferë madhështore, para më shumë se 15 mijë shikuesve, Akili për medalje të bronztë e mposhti xhudistin e Taxhikistanit, Behruzi Khojazoda, që ishte bartësi i gjashtë.

    Lufta ishte shumë e fortë dhe thuajse e barabartë. Akili nuk ka pasur shumë tentime për hedhje. Lufta shkoi në kohën shtesë, ku Akili gjeti momentin e përshtatshëm për të realizuar aksion për uazari. Ishte mjaftueshëm për fitore dhe për tjetër medalje shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike që mbahen po në Paris.

    Deri te lufta për medalje, Akili i kishte plot pesë përballje. Nisi me fitore të vështirë ndaj turkut Umalt Demirel. Më pas e mposhti xhudistin e Azerbajxhanit, Rashid Mammadaliyev. Në xhiron e katërt me Ippon të bukur e mposhti kanadezin Arthur Margelidon, që ishte bartësi i pestë.

    Në çerekfinale, pas 9:25 minuta luftë, Akili humbi nga Shakhram Akhadov i Uzbekistanit. Akhadov ishte bartësi i katërt, ndërsa Akili nuk ishte në mesin e bartësve.

    Në luftën e parë të repesazhit, Akili fitoi ndaj Adil Osmanov të Moldavisë. Ndaj tij fitoi me uazari.

    Për Akil Gjakovën ishte gara e parë e vitit. Vitin 2023 e kishte mbyllur me medaljen artë në Kampionatin e Hapur Evropian të mbajtur në Prishtinë më 16 dhjetor. Në Evropianin për seniorë vjet ishte i treti, në nëntor. Në tetor kishte fituar medalje të argjendtë në Grand Slamin në Abu Dabi. Ishin këto tri medaljet e 28-vjeçarit gjatë vitit të kaluar. Ai synon shumë më tepër këtë vit, duke përfshirë medaljen olimpike.

    Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Paris në vitin 2018. Prej atëherë nuk kishte medalje në këtë ngjarje, që vlerësohet më prestigjiozja e xhudos.

    Të dielën në Grand Slamin e Parisit garojnë Loriana Kuka e Shpati Zekaj.

    Tashmë Kosova i ka dy medalje në Paris. Të premten, Distria Krasniqi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë.

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.