Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Medalje për Kosovën, Enise Zijade e bronztë
    Ballina-2

    Medalje për Kosovën, Enise Zijade e bronztë

    24/07/2025 18:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Medalje për Kosovën, Enise Zijade e bronztë

    Kosova e ka fituar medaljen e parë në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj. Të enjten në Shkup, Enise Zijade fitoi medalje të bronztë në xhudo.

    Zijade garoi në kategorinë deri 57 kilogramë.

    Mposhti xhudiste nga Sllovakia, Sllovenia dhe Moldavia për të arritur në gjysmëfinale.

    Në gjysmëfinale pësoi nga gjermania Jolina Reinhold, ndërsa për medalje të bronztë e mposhti italianen Anita Comba.

    Ndaj saj fitoi me Ippon të bukur pas 1.33 minuta luftë.

    Zijade po zhvillohet nën mbikëqyrjen e kryemjeshtrit Driton Kuka, ndërsa në Shkup u udhëhoq nga kampionia olimpike Majlinda Kelmendi. Për Kosovën është medalja e parë dhe me gjasë edhe e vetme në EYOF në Shkup.

    Kjo vlerësohet ngjarja kryesore kontinentale për sportistët e moshës prej 14 deri në 18 vjet. Kosova për herë të gjashtë paraqitet në Festivalin Evropian Veror. Medaljen e vetme deri më tani e kishte fituar Muhamet Ramadani, të artën në hedhje të gjyles në “Baku 2019”.

    EYOF-i ishte ngjarja e vetme ku Kosova nuk kishte medalje në xhudo. Tani xhudistët kosovarë kanë medalje të fituara në të gjitha ngjarjet e mundshme.

    TË LIDHURA

    Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të play-offit për Kupën e Botës

    17/11/2025 16:38

    “Dardanët” me njoftim të rëndësishëm rreth biletave për anëtarët e tyre

    17/11/2025 14:20

    Foda: Ndaj Zvicrës dëshirojmë të tregojmë fytyrë tjetër

    17/11/2025 14:18

    Te Sllovenia të bindur se mund ta mposhtin Kosovën

    13/11/2025 18:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.