Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Media serbe i kapet Edon Zhegrovës, pasi u paraqit me plis e flamur kombëtar
    Ballina-2

    Media serbe i kapet Edon Zhegrovës, pasi u paraqit me plis e flamur kombëtar

    24/10/2024 15:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është kryefjala e Champions League.

    Eurogoli i Zhegrovës në minutën e 61-të për fitoren e Lilles në Madrid me rezultat 3:1 ndaj Atleticos, po bën bujë kudo jo vetëm në Kontinentin e Vjetër.

    Një media serbe “Kurir” i kapet futbollistit Edon Zhegrova duke sulmuar pse po feston me flamurin kuq e zi dhe pse e bëjnë shqiponjën dykrenore.

    Ky pamflet i paskrupullt e fyen shtetin tonë, duke shkruan shteti i rremë dhe lakon edhe tre emra tjerë për një vepër madhështore që bën në teshatore pas fitores.

    “Skuadra franceze fitoi 3:1 dhe pas ndeshjes në rrjetet sociale u shfaq një video skandaloze nga teshatorja.

    Edon Zhegrova ishte edhe golashënuesi për Lillen, shpalosi flamurin e Shqipërisë dhe e vuri një plis në kokë.

    Ai shoqërohej nga Bafode Diakite, Jonathan David dhe Engalajel Mukau dhe me bindjen e Zhegrovës të gjithë bënë me duar simbolin e shqiponjës shqiptare.

    Edon Zhegrova është përfaqësues i Kosovës, për të cilin ka bërë 40 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola. Para se të vinte në Lille, ai luajti për Genk dhe Baselin”, shkruan mes të tjera ky portal serb.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.