Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Media zvicerane e tepron për Xhakën e Shaqirin: Do t’i shohim kundër Kosovës, do luajnë për ne apo për shqiptarët
    Ballina-1

    Media zvicerane e tepron për Xhakën e Shaqirin: Do t’i shohim kundër Kosovës, do luajnë për ne apo për shqiptarët

    08/12/2022 16:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shumë kritika kanë shpërthyer për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin pas ndeshjes me Serbinë dhe asaj humbje kundër Portugalisë.

    Mediat e kanë shfryrë inatin ndaj këtyre lojtarëve që dhanë gjithçka kundër serbëve, por nuk bën asgjë në humbjen 6-1. Një analizë me nota ironie vjen nga “Weltwoche”. Kjo e fundit thekson se as Federata Zvicerane e Futbollit nuk ka fuqi sa Xhaka dhe Shaqiri. “A e dini emrin e Presidentit të Federatës Zvicerane të Futbollit? Me siguri jo.

    Është Dominique Blanc. Ndërkohë trajneri ynë Yakin thotë: “Kur shoh sesi Pepe ende luan në moshën 39-vjeçare, jam i bindur se do t’i gëzojmë lojtarët tanë për një kohë të gjatë”. Lojtarët për të cilët Yakin flet kryesisht janë Xherdan Shaqiri, 31 vjeç, dhe Granit Xhaka, 30. Të dy nuk u panë kundër Portugalisë, të dy fajësuan tjetrin pas ndeshjes. Shaqiri e kishte për trajnerin, për formacionin dhe ndryshimin e sistemit, Xhaka për shokët e tij të ekipit, për mungesën e vullnetit për të punuar. Me këtë, Granit Xhaka në fakt po thotë: “Unë jam shefi. Unë e kam fjalën e fundit”.

    Kështu ishte në lojën kundër Serbisë; Nuk ishte ndryshe pas turpërimi ndaj Portugalisë, kur kapiteni i paralajmëroi gazetarët në konferencë: “Mos bëni pyetje idiote, se nuk kam për t’ju dhënë përgjigje”. Diku aty pranë qëndronte Adrian Arnold, drejtori i komunikimit i Federatës që shikonte ngjarjet me një pafuqi të madhe.

    Për muaj të tërë, të gjithë përgjegjësit e dinin për mundësinë e konfliktit në lojën kundër Serbisë, por me sa duket askush nuk ishte gati të bënte përgatitjet e duhura. Mundësia për të bërë më mirë vjen së shpejti. Në kualifikueset e radhës, Kosova po pret Zvicrën si kundërshtar. Do të jetë interesante të shihet se për cilin ekip do të luajnë Shaqiri dhe Xhaka”, shkruhet në artikull.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.