Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediat boshnjake: Vedat Muriqi përzuri 3 lojtarët serbë nga ekipi i La Liga
    Ballina-2

    Mediat boshnjake: Vedat Muriqi përzuri 3 lojtarët serbë nga ekipi i La Liga

    01/09/2024 12:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Vedat Muriqi Mallorca, FEBRUARY 2, 2022 - Football / Soccer : Spanish Copa del Rey Quarter finals match between Rayo Vallecano 1-0 RCD Mallorca at the Estadio de Vallecas in Madrid, Spain. Noxthirdxpartyxsales PUBLICATIONxNOTxINxJPN 0149811375st

    Vedat Muriqi është lojtari më i rëndësishëm i Mallorca në sezonet e fundit. Pas disa luhatjesh në performancë edhe për shkak dëmtimi, në fundin e sezonit të shkuar, Muriqi u rikthye në nivelin më të lartë. Sulmuesi shqiptar realizoi në ndeshjen kundër Real Madrid, në barazimin 1-1 të Mallorca dhe dha asist në fitoren e fundit ndaj Leganes.

    Për tifozët e Mallorca, Muriqi është lojtari më i preferuar dhe është kthyer në idhull. Madje tifozët e kanë pagëzuar me nofkën pirati. Shqiptari ka rrëmbyer zemrën e tyre, por kjo duket se nuk i ka pëlqyer lojtarëve serbë.

    Media boshnjake, Sportba, aludon se 3 lojtarët serbë të Mallorca, praktikisht të gjithë lojtarët serbë te kjo skuadër, janë larguar për shkak të piratit shqiptar, se nuk e duronin dot ambientin ku idhulli i tifozëve dhe lojtari më i rëndësishëm ishte shqiptari Vedat Muriqi.

    Në sezonin e shkuar Mallorca kishte tre lojtarët me origjinë serbe, Rajkovic, Radonjic dhe Nastasic. Të gjithë këta futbollistë u larguan këtë verë, Rajkovic kaloi te Al Ittihad, Radonjic te Torino dhe Nastasic u largua në ditët e fundit të merkatos. “Do të ishte shumë rastësi që tre lojtarë të së njëjtës kombësi të largohen nga një skuadër brenda pak ditësh, tifozët mendojnë se arsyeja gjendet e Vedat Muriqi”, shkruan media boshnjake.

    TË LIDHURA

    Lokaj: Suksesi historik i Kosovës është meritë e njeriut të parë dhe liderit të futbollit tonë, Agim Ademit

    23/12/2025 16:01

    Futbolli po e mban shtetin

    23/12/2025 15:55

    Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti Sali Shkupolli tregon si u punua çmimi ‘Futbollisti i Vitit’

    23/12/2025 15:50

    Krasniqi mund të ndërrojë skuadër

    22/12/2025 18:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.