Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediat bullgare: Lumbardh Dellova truri i Cska Sofjes
    Ballina-1

    Mediat bullgare: Lumbardh Dellova truri i Cska Sofjes

    24/09/2024 20:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    CSKA Sofja ka arritur të marr fitore në ndeshjen ndaj Beroe (1:0), ndërsa mediumet bullgare kanë filluar t’i japin jehonë punës së trajneri Alexander Tomas, i cili e ka të bazuar lojën kryesisht te Lumbadh Dellova, i cili po konsiderohet si ‘truri’ i gjigantit bullgar.

    CSKA e kishte topin në zotërim total prej 71 për qind, ndërsa gjëja më interesante që ra në sy ishte kërkimi i vazhdueshëm i mbrojtësit Lumbardh Dellova, i cili organizoi mori çdo sulm të mikpritësit.

    Mbrojtësi që refuzoi Ludogorets në dimër, kishte 131 pasime të sakta, me një shkallë prej 95 për qind saktësi, shkruan nostrabet. Pra lojtari i Kombëtares së Kosovës ka bërë vetëm 7 gabime.

    “Dellova gjithashtu impresionoi me gjashtë pasimet e tij të sakta të gjata. Për shembull, mund ta marrim minutën e 82-të, kur me një pasim të gjatë gjeti bashkëkombasin e tij Zymer Bytyqin i cili e mori topin në këmbët e tij në zonën e rreptësisë së kundërshtarit,por gjuajtja e tij shkoi në duart e portierit’, shkruan kjo ueb faqe.

    Për partner në mbrojtje Dellova ka ish lojtarin e Leeds, Liam Cooper, me të cilin kanë filluar ta krijojnë një partneritet të shkëlqyer.

    Lumbardh Dellova kaloi te CSKA-në për 350 mijë euro.

    Mbrojtësi që shkëlqeu me gol dhe nota të larta për Kosovën në fitoren ndaj Qipros (4-0), dhe klasi tij së bashku me atë të Liam Cooperit mund të jenë baza edhe e një ekipi kampion.

    TË LIDHURA

    FRANCO FODA pas fitores ndaj Suedisë: Jam krenar me ekipin

    08/09/2025 23:36

    UEFA shkruan për fitoren e Kosovës: Kosova trondit Suedinë

    08/09/2025 23:31

    Shkëlqen Kosova, fitore e madhe ndaj Suedisë

    08/09/2025 22:46

    Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte

    08/09/2025 14:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.