Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediat rumune e bëjnë punë të kryer transferimin e Ermal Krasniqit te Cluj
    Ballina-1

    Mediat rumune e bëjnë punë të kryer transferimin e Ermal Krasniqit te Cluj

    09/01/2023 17:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ermal Krasniqi do të jetë transferimi më i ri i CFR Cluj, kanë raportuar mediat rumune të dielën dhe të hënën (sot).

    Sipas mediumit “sport.ro”, sulmuesi i Ballkanit do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare e gjysmë me një nga klubet më të trofeshme rumune.

    “CFR Cluj transferoi një lojtar nga një ish-kundërshtar në Ligën e Konferencës. Krasniqi, i cili kishte hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Ballkanin, nënshkroi kontratë të vlefshme për katër sezone e gjysmë me ata të CFR Cluj”, raporton mediumi në fjalë, transmeton Demokracia.com.

    “Digisport.ro”, gazeta tjetër rumune gjatë raportimit për lëvizjet e merkatos tek Cluj e ka përmendur edhe Ermal Krasniqin.

    “Cluj ka përgatitur edhe lëvizje të tjera, si për shembull futjen e  mesfushorit Ermal Krasniqi  (24 vjeç), nga ish-kundërshtari në grupet e Konferencës së Ligës, Ballkani”, thuhet në artikullin e kësaj gazete.

    24-vjeçari nuk është emër i panjohur për klubin rumun.

    Krasniqi është paraqitur me Ballkanin në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës pikërisht edhe kundër Cluj.

    Ermal Krasniqi është ndër talentët më të mirë të futbollit në Kosovë aktualisht.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.