Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediat rumune në shqip pasi mposhtëm Izraelin: Faleminderit Kosovë!
    Ballina-2

    Mediat rumune në shqip pasi mposhtëm Izraelin: Faleminderit Kosovë!

    13/11/2023 21:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    “Faleminderit Kosovë!”. Kështu është titulli i shkrimit të mediumit rumun “amosnews.ro” për fitoren që Kosova e arriti të dielën mbrëma ndaj Izraelit në Prishtinë me rezultatin 1:0.

    “Fitorja e kosovarëve sigurisht që na sjell dobi. Por, tani kemi ndeshjet tona, më 18 nëntor me Izraelin në Budapest dhe më 21 nëntor në Bukuresht ndaj Zvicrës. Këtu sigurisht që lojtarët tanë do të kenë më shumë mbështetje, por do të ishte mirë që të mos devijonim me brohoritje dhe pankarta raciste si herën e kaluar, që të mos ndëshkohemi më”, shkruan ndër të tjera sajti rumun.

    Në fakt fitorja e Kosovës kundër Izraelit shkoi në dobi të rumunëve. Rumania është në vendin e parë me 16 pikë nga tetë ndeshje. Në vendin e dytë është Zvicra me 15 pikë nga shtatë ndeshje, derisa Izraeli ka mbetur në vendin e tretë me 11 pikë. Dy vendet e para në grup sigurojnë kualifikimin në “Euro 2024”. Kosova është pa gjasa në vendin e katërt me dhjetë pikë.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.