Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediat serbe flasin për Qeqa Krelanin, i gëzohen kritikës së saj ndaj Kosovës
    Ballina-1

    Mediat serbe flasin për Qeqa Krelanin, i gëzohen kritikës së saj ndaj Kosovës

    16/09/2023 18:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vetëm pak ditë pasi Kosova u mposht në Rumani me rezultat 2:0, ndeshje kjo që u përcoll me shumë skandale pasi tifgozët rumunë shpalosën pankartën raciste “Kosova është Serbi” dhe gjatë gjithë ndeshjes fyen Kosovën, ka qenë gazetarja Qeqa Krelani e cila me një postim në facebook ku kritikon Edon Zhegrovën, është përshëndetur në Serbi.

    Mediumi serb Mundo.rs shkuan se derisa pas çdo ndeshje te Kosova flitet për luftë, bukuroshja nga Kosova godet futbollistët.

    “Federata e Futbollit të shtetit të vetëshpallur të “Kosovës” aktualisht është në gjendje katastrofike dhe problemet janë në çdo hap dhe një nga gazetaret më të bukura sportive në Evropë ka vënë në shënjestër futbollistët e kombëtares. Qeca Krelani i është kundërpërgjigjur brutalisht njërit prej futbollistëve nga Kosova e Metohia, Edon Zhegrova”, shkruan mundo.rs, transmeton GazetaSport.info.

     “Nuk mund ta marr seriozisht lojtarin me numrin 10 (Zegrov). Problemi ishte egocentrizmi juaj në fushë apo federata e Kosovës? Ka mundësi që pas ndeshjeve të ardhshme të filloj urgjentisht përgatitjet për ceremoninë e pensionimit të disa lojtarëve nga Kombëtarja”, kishte shkruar Qeqa sipas portalit serb duke vazhduar

    “Për të na bindur se jeni të denjë për fanellën e vendit tuaj, duhet të luani në fushë, duke na dëshmuar se jeni e kundërta e atyre që ju heqin nga fusha. Lojtari që dikur vendosi kushtet për largimin e tij nga U21 flet për problemet e brendshme të FFK-së (të cilat janë të shumta) me kombëtaren A? A e keni vënë re se si disa menjëherë pas ndeshjes fillojnë të përmendin dashurinë për vendin, sukseset, luftën dhe sakrificat e njerëzve? A është në telashe sindikata? Tonelata.” ka përfunduar Krelani.

    TË LIDHURA

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15

    Arb Manaj, futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë

    21/12/2025 21:13

    Drita, klubi më i mirë i vitit

    21/12/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.