Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediat serbe reagojnë pasi basketbollisti kosovar nuk ia dha dorën provokuesit serb
    Ballina-2

    Mediat serbe reagojnë pasi basketbollisti kosovar nuk ia dha dorën provokuesit serb

    26/09/2024 10:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndeshja e parë mes skuadrës greke Maroussi dhe Pejës ka kaluar pa telashe. Të martën mbrëma në afërsi të Athinës, Maroussi fitoi bindshëm në ndeshjen e parë të raundit kualifikues të FIBA Europe Cup. Ndeshja e kthimit është të enjten prej orës 19:30.

    Pasi përfundoi ndeshja, basketbollisti i ri i Pejës, Andi Ahmeti, refuzoi t’ia jap dorën basketbollistit serb të Maroussit, Miroslav Radulica. Këtë moment e zuri kamera e transmetuesit të ndeshjes. Nuk është parë si kanë vepruar basketbollistët tjerë shqiptarë të Pejës.

    Radulica njihet si basketbollist provokues, ndërsa para ndeshjes kishte shkruar “Kosovo and Metohija, Serbia”.

    Të mërkurën mbrëma e të enjten për episodin ku Ahmeti nuk ia zgjat dorën Radulicës kanë shkruar shumica e mediave serbe. Disa prej tyre e kanë vlerësuar “veprim të turpshëm”.

    Edhe ndeshja e dytë zhvillohet në Greqi.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.