Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediat serbe zbulojnë agjendën e Zvicrës: Xhaka e Shaqiri javën tjetër vijnë në serbi, ata do të qëndrojnë në Beograd dhe Novi Sad por askush nuk do të mund t’i shikojë
    Ballina-1

    Mediat serbe zbulojnë agjendën e Zvicrës: Xhaka e Shaqiri javën tjetër vijnë në serbi, ata do të qëndrojnë në Beograd dhe Novi Sad por askush nuk do të mund t’i shikojë

    15/03/2023 19:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    “Granit Xhaka dhe Xerdan Shaqiri po vijnë në Serbi!”, kështu e nis shkrimin portal serb Kurir.rs, transmeton GazetaSport.info.

    Ata do të luajnë kundër Bjellorusisë të shtunën më 25 mars në stadiumin “Karaxhorxhe” në Novi Sad, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.

    “Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin gjithmonë të prirur për manipulime dhe shaka kur luanin kundër Serbisë. Kështu ndodhi në ndeshjene fundit në Kupën e Botës në Katar dhe pesë vjet më parë në Kupën e Botës në Rusi”, vazhdon shkrimin ky portal nacionalist duke bërë thirrje në njëfarë forme për presion ndaj dyshes shqiptare që luajnë në fanellën e Zvicrës.

    Xhaka e Shaqiri ndonëse luajnë për Zvicrën, ata asnjëherë nuk e kanë fshehur identitetin e tyre kombëtare dhe gjithmonë me krenari kanë treguar se vijnë nga Kosova dhe kjo sikur I pengon tejmase serbët.

    Trajneri i Zvicrës, Murat Jakin, së shpejti do të shpallë listën e futbollistëve që po i llogarit në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian ndaj Bjellorusisë dhe Izraelit. Sigurisht që në të pritet të jenë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët janë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës së tyre.

    Për shkak të sanksioneve të UEFA-s, bjellorusët zgjodhën t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në Serbi, në Novi Sad, pa praninë e tifozëve.

    Ndeshja ishte e mbyllur për të gjithë publikun me vendim të UEFA-s, ndaj akreditimi nga gazetarët nuk është i mundur. Policia do të jetë rreth stadiumit dhe do të parandalojë çdo grumbullim pranë objektit “Karagjorgje”.

    Zviceranët do të mblidhen të hënën, në qendrën stërvitore të klubit të futbollit Bazel dhe më pas do të kenë një zonë tifozësh për tifozët dhe mediat. Ndeshja kundër Bjellorusisë është planifikuar për më 25 mars, ndërsa ardhja në Serbi është planifikuar dy ose një ditë më herët.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.