Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediat sllovene i bëjnë jehonë emërimit të Glihas në krye të Kombëtares së Kosovës
    Ballina-2

    Mediat sllovene i bëjnë jehonë emërimit të Glihas në krye të Kombëtares së Kosovës

    04/07/2023 16:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës sot ka konfirmuar në krye të kombëtares A, trajnerin slloven Primoz Gliha. Ai është i njohur për opinion, derisa drejtoj në dy ndeshje Kombëtaren A.

    Mediat në sllovene kanë raportuar këtë lajm derisa Glihan e cilësojnë si një trajner të mirë.

    “Ish-futbollisti slloven Primoz Gliha është trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës. Sipas faqes së Federatës së Kosovës, 55-vjeçari slloven është miratuar nga komiteti ekzekutiv. Si trajner i përkohshëm, Gliha tashmë ka drejtuar Kosovën në dy ndeshje para ardhjes së trajnerit të kaluar, Alain Giress.

    Gliha, i cili ndryshoi shumë klube si lojtar, luajti në Slloveni, Kroaci, Japoni, Hungari, Austri, Izrael dhe Francë, punoi si trajner në Olimpija, Drava, Mura, Gorica, Koper dhe drejtoi Slloveninë nën 19 dhe 21 vjeç”, ka shkruar Siol.net.

    Gliha do ta drejtojë Kosovën në ndeshjet e mbetura në eliminatoret për Kampionatin Evropian dhe varësisht nga përformanca e tij, ai mund të vazhdojë të mbetet në krye të Kosovës. 

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.