Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediat zvicerane i bëjnë jehonë vendimit të Hajdarit për të luajtur për Kosovën: Goditje e rëndë
    Ballina-1

    Mediat zvicerane i bëjnë jehonë vendimit të Hajdarit për të luajtur për Kosovën: Goditje e rëndë

    29/09/2025 20:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ka bërë bujë vendimi i Albian Hajdarit për të luajtur për Kosovën e jo për Zvicrën.

    22-vjeçari është i lindur e i rritur në Zvicër. Ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Zvicrës dhe kishte një paraqitje për të rriturit e Zvicrës. Por të hënën vendosi që të paraqitet për Kosovën tash e tutje.

    Mediat në Zvicër, që ishin të parat që e publikuan lajmin, i kanë kushtuar shumë rëndësi vendimit të Hajdarit.

    “Hajdari po ashtu zgjedh Kosovën para Zvicrës”,  shkruan në titullin e shkrimit të sajtit të televizionit zviceran, SRF.

    Njëjtë si mediat e tjera, televizioni zviceran ka paraqitur të kaluarën e Hajdarit te “helvetikët”.

    “’Zemër e re në fushë’: Hajdari zgjedh Kosovën”, është titulli i shkrimit të gazetës “20 Minuten”.

    Sipas këtij mediumi, mbrojtësi ka vendosur kundër përfaqësueses së Zvicrës. “20 Minuten” ka shkruar se Zvicra është refuzuar sërish.

    “Sërish, një  lojtar me dy shtetësi zgjedh me zemër para vendit të tij. Goditje e rëndë për Federatën e Futbollit të Zvicrës, sidomos për faktin se Hajdari do të mund të lidhej me përfaqësuesen zvicerane duke u aktivizuar vetëm një minutë në ndeshje garuese”, shkruan “20 Minuten”.

    “Blue Sport” i ka kushtuar rëndësi faktit që Hajdari është lojtari i tretë që në muajt e fundit largohet nga Zvicra. Njëjtë ka vepruar edhe Leon Avdullahu e po ashtu Eman Kospo, që kaloi te Bosnjë-Hercegovina.

    “Blick”, që e publikoi së pari lajmin për vendimin e Hajdarit, ka shkruar për goditje të rëndë ndaj Federatës zvicerane, “pasi lojtari i Hoffenheimit tashmë ka luajtur për Zvicrën dhe është ftuar shumë herë”.

    Kjo gazetë ka shkruar për “suksesin e radhës të Agim Ademit”.

    “Kosova ka shfrytëzuar javët dhe muajt e fundit në mënyrë intensive për të bindur lojtarin dhe tani është shpërblyer me sukses sërish. Ademi sërish ishte i suksesshëm në përpjekjen për ta bërë Kosovën prioritet, më të rëndësishme se vendi i lindjes dhe edukimit”, ka shkruar “Blick”.

    Kjo gazetë po ashtu ka shkruar se Hajdari te Kosova do të ketë dukshëm më pak konkurrencë se që do të kishte te Zvicra. Sipas “Blick”, Manuel Akanji, Nico Elvedi, Aurele Amenda dhe së fundi edhe Stefan Gartenmann janë të vlerësuar më lart se Hajdari.

    TË LIDHURA

    Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Sllovenisë: Udhëtojmë më të motivuar se kurrë

    24/10/2025 12:40

    Fitorja e dytë rresht për Galatasarayn në Champions

    22/10/2025 20:51

    Kosovarët vendimtarë në fitoren e Rubin Kazanit për Kupë të Rusisë

    22/10/2025 20:46

    “Gazzetta”: Mungesa e Rrahmanit peshon shumë

    22/10/2025 19:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.