Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediet serbe marrin videon e futbollistit kosovar, shkruajnë sa e bukur është bërë Prishtina për festat e fundvitit
    Ballina-1

    Mediet serbe marrin videon e futbollistit kosovar, shkruajnë sa e bukur është bërë Prishtina për festat e fundvitit

    29/11/2023 19:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Beogradi nuk është dekoruar ende, Prishtina po. Është koha kur njerëzit hyjnë ngadalë në euforinë para festave dhe qytetet marrin momente ndriçuese. Beogradi ende nuk është dekoruar – gjë që është shumë e çuditshme, pasi para Vitit të Ri, më 17 dhjetor, do të mbahen zgjedhjet në Serbi. Kështu e nis tekstin media e pavarur serbe, Nova, transmeton Ballkani.info.

    Dhe si është në kryeqytetin e Kosovës?, vazhdon tutje teksti.

    Aty ra borë dhe qyteti mori një dekorim të pasur për Vitin e Ri, të cilin njerëzit e filmuan dhe e shpërndanë në rrjete, kështu që u bë virale.

    “Edhe pse dekori vlerësohet nga shumëkush, përshtypja jonë është se këtë stil dekorimi e kemi parë edhe më parë – në Beograd. Shumë drita, kurora, dekorime, harqe, kasaforta, arinj, drerë, sajë – dhe gjithçka vezulluese”, theksohet në tekstin e gazetës serbe.

    Të gjithë po shikojnë dhe komentojnë pamjet e gjithë asaj në platformat sociale.

    “Shumë njerëz që festojnë Krishtlindjen nuk janë më të krishterë. Është një traditë evropiane. Nuk mendoj për Jezu Krishtin kur shoh një pemë të zbukuruar”.

    Dhe ka nga ata që mendojnë se gjithçka është punë:

    “Vëlla, kur do ta kuptojnë njerëzit që Krishtlindjet janë punë festash. Është një kohë kur shumë turistë udhëtojnë dhe njerëzve u pëlqen të shohin dekorimet edhe pse Jezu Krishti nuk u tha kurrë të festonin Krishtlindjen”.

    Duke i shpërndarë videot sesi duket Prishtina e bukur, ky portal serb ka marrë një video nga tik toku të ish-futbollistit të njohur Përparim Osmani – Laqi. Ai pas largimit nga futbolli aktiv është duke punuar në qendrën tregtare Prishtina Mall. /GazetaSport

    @perparimosmani88

    December to remember🎉 #december #jinglebells #newyear #prishtinamall #kosova #viralvideo #prank

    ♬ Jingle Bell Rock – Bobby Helms
    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.