Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi
    Ballina-1

    Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi

    14/09/2024 20:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për ndeshjen ndaj Brightonit, përkundër një jave të trazuar për portierin dardan.

    Muric ishte njëri prej tre lojtarëve që u përjashtuan nga grumbullimi tek kombëtarja e Kosovës javën e kaluar për shkak të thyerjes së rregullores.

    “Por, 25-vjeçari shkoi nga zeroja tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi, duke i siguruar ekipit të tij një pikë të vlefshme në udhëtim falë disa pritjeve të tij të jashtëzakonshme”, thuhej mes të tjerash në një artikull të publikuar nga The Guardian.

    Për paraqitjen e mirë të Muric në këtë sfidë, pas përfundimit të saj foli edhe trajneri McKenna i cili u shpreh i lumtur që e ka një portier si Muric në radhët e tij.

    “Ai e shfaqi pikërisht atë që ne donim nga ai kur e sollëm në ekip. Të gjesh një portier i cili mund t’iu fitojë juve pikë është fantastike dhe ai është një portier që t’i fiton ndeshjet”.

    “Ai është ende i ri dhe ka nevojë për ndihmë, mbështetje dhe durim në disa raste”.

    “Nuk kisha aspak dyshime. Unë pata një bisedë të mirë me të dhe biseduam për situatën ashtu siç e pa ai, që është ndryshe nga versionet e të tjerëve.

    “Shikoni, ai është lojtari ynë. Gjëja më e rëndësishme është kur ai është me ne dhe ta kishim atë disa ditë më herët në stërvitje, ishte një bonus të jem i sinqertë, dhe ai bëri një paraqitje të mirë sot”, ka thënë McKenna.

    Ipswich pas kësaj ndeshje numëron dy pikë të tubuara në renditjen tabelare ndërsa javën e ardhshme do të luajë në udhëtim tek Southamptoni.

    TË LIDHURA

    Tri mungesat e Kosovës i bëjnë përshtypje mediumit suedez – e cilësojnë si avantazh i madh

    07/09/2025 23:24

    Spanja “shkatërron” Turqinë në Konya, e mposht 6-0

    07/09/2025 22:46

    Bardhi e Qamili shënojnë gola në fitoren e Maqedonisë së Veriut

    07/09/2025 20:11

    Tomasson vlerëson Kosovën, zbulon nëse Isak do të jetë titullar

    07/09/2025 20:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.