Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediumi britanik lartëson Laura Fazliun, krahason fitoren e saj me foton ikonike të Muhammad Ali
    Ballina-2

    Mediumi britanik lartëson Laura Fazliun, krahason fitoren e saj me foton ikonike të Muhammad Ali

    30/07/2024 23:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Laura Fazliu arriti të bronztën sot në Olimpiadën e Parisit pasi mposhti kroaten Katarina Krishto me “pikë të artë”.

    Ndonëse fillimisht fitorja iu dha kroates Krishto, dhe dy garueset dolën në tatami për të uruar njëra-tjetrën, gjithçka u rrotullua në pak sekonda.

    Pasi gjyqtari shikoi përsëritjen e rrëzimit të Fazliut nga ana e Krishtos, vërejti se kjo e fundit kishte bërë një gabim – e kishte kapur nën rrip Fazliun, gjë që është e ndaluar në sportin e xhudod.

    Kjo bëri që gëzimi të kalojë nga Krishto te Fazliu, e cila arriti kështu medaljen e saj të parë olimpike, por edhe të parën të bronztë për Kosovën në gara olimpike.

    E fotoja e shkrepur pasi Krishto mendoi se e fitoi medaljen, media e madhe britanike “The Telegraph” e ka krahasuar me atë të legjendës së boksit, Muhammad Ali, kur ky e kishte mposhtur Cleveland Williams.

    “Ngjashëm me një foto ikonike. Nuk është shkrepja e shkëlqyer dhe e famshme e Muhammad Alisë pasi rrëzoi në dysheme Cleveland Williamsin, por megjithatë kjo është një foto e mirë. Laura Fazliu e Kosovës me Katarina Krishton e Kroacisë në tatami”, shkroi “The Telegraph”.

    Fjala është për foton ikonike të cilën e ka shkrepur fotografi Neil Leifer për “Sports Illustrated”, më 25 maj, 1965, që mund ta shihni më poshtë.

    muhamed ali

    Më tej, kjo media, Kosovën e quan “vatër të xhudos”.

    “Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë për Kosovën në 63 kg për femra. Kjo është medalja e pestë për Kosovën në historinë olimpike, dhe të gjithë janë në garat e xhudos”, tha më tej media britanike.

    Kosova ka gjithsejtë pesë medalje olimpike – tri të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë.

    Laura Fazliu me medaljen e bronzte
    Laura Fazliu me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Foto: Steph Chambers/Getty Images
    TË LIDHURA

    Federata e Futbollit serb e falënderon Armando Dukën për mikpritje

    09/06/2025 12:03

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.