Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mediumi serb për Ardon Jasharin: Zvicra në Serbi pa kosovarin që bëri furtunë në Katar
    Ballina-1

    Mediumi serb për Ardon Jasharin: Zvicra në Serbi pa kosovarin që bëri furtunë në Katar

    16/03/2023 17:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e publikoi sot listën e të ftuarve për ndeshjet e marsit.

    Në mesin e të ftuarve për duelet me Bjellorusinë dhe Izraelin ishin edhe tre futbollistë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, ndërsa mungon emri i Ardon Jasharit.

    E mediat serbe i kanë dhënë jehonë këtij fakti, duke e pasur parasysh se Granit Xhaka u vesh me fanellën “Jashari” pas lojës që Zvicra e çoi në shtëpi Serbinë në “Katar 2022”.

    “Zvicranët në Serbi pa kosovarin që bëri furtunë në Katar: Fanella e tij bëri kaos, tani është lënë jashtë”, shkruan mediumi serb “Blic”, i cili e përmend faktin se Xhaka e shfaqi fanellën Jashari, duke aluduar qartë me mbiemrin identik të tij me heroin kombëtar shqiptar, Adem Jashari dhe me familjen legjendare Jashari.

    Zvicra do të luajë me Bjellorusinë në Novi Sad të Serbisë pasi FIFA ua ka ndaluar bjellorusëve zhvillimin e ndeshjeve në shtëpi për shkak të përkrahjes së tyre të luftës së Rusisë në Ukrainë.

    Kjo ndeshje do të luhet më 25 mars pa praninë e shikuesve. 

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.