Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Medjen Llumnica nënshkruan kontratë me Malmon dhe huazohet
    Futboll ndërkombëtar

    Medjen Llumnica nënshkruan kontratë me Malmon dhe huazohet

    23/02/2026 21:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori Medjen Llumnica ka nënshkruar kontrtë me ekipin e parë të Malmos. Ai me Malmon ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe njëkohësisht është huazuar te BK Olympic për sezonin e ardhshëm.

    “Sigurisht që është e veçantë për mua. Kjo ka qenë një ëndërr që kur erdha në Malmo katër vjet më parë. Ndihem vërtet mirë dhe ndihem krenar që përfaqësoj këtë klub. Udhëtimi im këtu nuk ka qenë i lehtë, por në akademinë e Malmos jam zhvilluar shumë si lojtar dhe si person. Kam kaluar periudhat më të vështira dhe kam luftuar, kështu që tani ndihem vërtet mirë. Do ta përshkruaja veten si një mesfushor qendror të sigurt, ku të kuptuarit e lojës është forca ime më e madhe. Gjithmonë jap njëqind për qind për ekipin”, ka thënë Llumnica për faqen e klubit.

    Pritjet për 19-vjeçarin e talentuar janë të mëdha nga Malmo.

    Ai është pjesë e ekipit U19 të Kosovës dhe është djali i ish yllit të Kosovës, futbollistit Xhevdet Llumnica.

    TË LIDHURA

    Medjen Llumnica nënshkruan kontratë me Malmon dhe huazohet

    23/02/2026 21:34

    Vardari dënohet për fyerjet e huliganëve maqedonas ndaj shqiptarëve

    23/02/2026 19:03

    UEFA suspendon Prestiannin për ndeshjen në Madrid

    23/02/2026 17:48

    Trepça ’89, lidere e re në Ligën e Parë

    23/02/2026 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.