Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mehmedi: Transferimi i Shaqirit, më i madhi në histori të Superligës së Zvicrës
    Ballina-2

    Mehmedi: Transferimi i Shaqirit, më i madhi në histori të Superligës së Zvicrës

    26/08/2024 13:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-sulmuesi i Zvicrës, Admir Mehmedi, e ka vlerësuar shumë lart kthimin e Xherdan Shaqirit te Baseli zviceran. 32-vjeçari është kthyer në klubin e fëmijërisë pas karrierës shumë të suksesshme. Së fundi Shaqiri ishte në SHBA te Chicago Fire.

    Të gjitha fanellat e Shaqirit të vëna në shitje nga Baseli janë shitur menjëherë, ndërsa entuziazmi te tifozët e Baselit është në maksimum. Shaqiri luajti të dielën ndeshjen e parë për Baselin pas kthimit dhe impresionoi.

    “Është transferimi më i madh në vjetët e fundit, nëse jo transferimi më i madh në histori të Superligës”, ka thënë Mehmedi, që tani është i angazhuar si ekspert i futbollit në “bluewin.ch”.

    Ai ka lavdëruar drejtuesit e Baselit që ia dolën të angazhojnë Shaqirin.

    “Kthimi i tij është gjë shumë e madhe për futbollin e Zvicrës,  për tifozët dhe për gjithë ligën”, ka  thënë Mehmedi.

    Mehmedi dikur ka ndarë dhomën me Xherdan Shaqirin. Të dy ishin shumë të rëndësishëm te Zvicra.

    Mehmedi thotë se Shaqiri ka pasur edhe oferta tjera.

    Ai ka folur edhe për Xherdanin si person. Ka thënë se qëndron fuqishëm me këmbë në tokë.

    “Xherdani është shumë i këndshëm dhe shumë qesharak. Është shumë, shumë mirë që nuk ka ndryshuar me kalimin e viteve. E kam takuar së fundi pas Evropianit dhe ai është i njëjti Shaq që ishte”, ka thënë Mehmedi.

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.