Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Menaxheri i kombëtares akuzon agjentët për largimin e futbollistëve nga Kosova
    Ballina-1

    Menaxheri i kombëtares akuzon agjentët për largimin e futbollistëve nga Kosova

    31/03/2025 11:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala ka fajësuar agjentët e lojtarëve kur këta të fundit zgjedhin se cilën kombëtare të përfaqësojnë.

    Në një intervistë për KosovaPress, Shala ka komentuar zgjedhjen e Etnik Brrutit të Malishevës për kombëtaren shqiptare, vendim ky që u cilësua edhe si ‘tradhti’ nga qarqe të afërta me Federatën e Futbollit të Kosovës.

    “I kemi shterrur të gjitha mundësitë. E kemi siguruar se është pjesë e Kombëtares.

    Vendimet individuale të futbollistëve, të keni të qartë, merren në bazë të interesave personale të cilit do çoftë futbollist. Asnjë futbollisti asnjëherë nuk i është mbyllur dera e prezantimin të Kosovës, as edhe njërit, të gjithëve iu është ofruar kjo mundësi, por pastaj futbollistë të ndryshëm kanë bërë zgjedhje të ndryshme për arsye dhe interesa të ndryshme puro personale dhe kjo është diçka që nuk diskutohet në asnjë formë”, theksoi Shala.

    Ai shton se janë agjentët e lojtarëve që në shumë raste bëjnë pazare me lojtarët dhe kjo “është arsyeja pse Federata e Futbollit nuk dëshiron të kontaktojë me ta”.

    Largimin e Brrutit Shala thotë se provuan ta ndalin përmes kontakteve direkte me lojtarin.

    TË LIDHURA

    Florent Muslija për FIFA: Kosova do të japë gjithçka për të arritur në Kupën e Botës

    13/03/2026 12:50

    Ademi takohet me ministrin e Sportit, Blerim Gashani, uron për detyrën e re dhe diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    12/03/2026 15:23

    Dy javë para përplasjes në Bratisllavë, Kosova nuk po përgatitet vetëm për një ndeshje, po përgatitet për një faqe të re në historinë

    12/03/2026 14:13

    Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime!

    12/03/2026 13:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.