Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Menaxheri Serxhio Mezi e konfirmon interesimin e Barcelonës dhe Napolit për Edon Zhegrovën
    Ballina-1

    Menaxheri Serxhio Mezi e konfirmon interesimin e Barcelonës dhe Napolit për Edon Zhegrovën

    30/03/2025 21:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Menaxheri Serxho Mezi ka zbuluar se Napoli është klubi më i interesuar për transferimin e Edon Zhegrovës, ndërsa ka mohuar spekulimet që e lidhin lojtarin me Juventusin dhe Milanin, teksa e konfirmoi se interesim ka pasur edhe nga Barcelona.

    “Unë kam shumë kohë që jam ndërmjetësues dhe tashmë jam bërë ndërmjetësues i klubit të Napolit. Ky interesim ka nisur qysh në merkaton e verës së ardhshme, por transferimi nuk u realizua. Në nëntor pati një tjetër takim për lojtarin, por sërish nuk u arrit marrëveshja,” deklaroi Mezi në emisionin Favorit.

    Ai theksoi se performancat e shkëlqyera të Zhegrovës kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg. “Duke pasur parasysh paraqitjet e tij të mira, edhe çështja ekonomike u rrit. Napoli mbetet klubi i vetëm në Itali që ka shfaqur interes të konkretizuar për të, sipas njohurive të mia. Deklaratat që e lidhin me Juventusin apo Milanin nuk e di nga kanë ardhur.”

    “Për Barcelonën? Ka interesa jo vetëm edhe nga Barcelona, por edhe ekipe tjera”, tha Serxhio Mezi.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.