Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mërgim Berisha përfundimisht ka zgjedhur Gjermaninë para Kosovës
    Ballina-1

    Mërgim Berisha përfundimisht ka zgjedhur Gjermaninë para Kosovës

    17/03/2023 12:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi Mërgim Berisha do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Gjermanisë për ndeshjet miqësore të këtij muaji.

    Mediumet gjermane kanë raportuar të premten se Berisha është ftuar nga përzgjedhësi Hansi Flick, i cili ende nuk e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar.

    Mësohet se Berisha ka gjetur vend në listën e Flickut pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë sezon në Bundesligë me fanellën e skuadrës së Augsburgut.

    24-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 4 herë në 18 ndeshje të luajtura në Bundesligë, ndërsa tek Augsburgu është huazuar nga Fenerbahçe.

    Për Berishën, kjo do të jetë hera e parë që ftohet nga Përfaqësuesja A e Gjermanisë, pasi më herët ka qenë pjesë e ekipit U21 me të cilin e ka fituar Kampionatin Evropian.

    Përfaqësuesja gjermane në fund të këtij muaji do t’i luajë dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024. Më 25 maj, do të përballet me Perunë ndërsa tri ditë më vonë, do të luajë edhe me Belgjikën.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.