Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Meriton Korenica vazhdon shkëlqimin në Rumani – gol dhe asistim pas vetëm 45 mintuave
    Ballina-2

    Meriton Korenica vazhdon shkëlqimin në Rumani – gol dhe asistim pas vetëm 45 mintuave

    07/04/2025 20:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi kosovar Meriton Korenica, po vazhdon të dhurojë paraqitje fantastike në elitën e futbollit rumun. 

    Korenica është aktivizuar nga minuta e parë në duelin që Cluji po e zhvillon në shtëpi ndaj Universitatea Craiova. 

    Cluji po avancon me rezultat 2-0 pas 45 minutave të para dhe më meritori për këtë rezultat është padyshim Korenica. 

    Ai fillimisht asistoi tek goli i parë i shënuar nga Mohammed Kamara, para se të shënojë personalisht në minutën e 44-të për rezultatin 2-0. 

    Deri në këto momente Korenica numëron shtatë gola dhe pesë asistime nëse llogarisim edhe këtë ndeshje, teksa pritet të shihet nëse do të shtojë edhe më shumë prej tyre në pjesën e dytë. 

    Vlen të theksohet se Korenica për çudi nuk kishte marrë ftesën nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, për dy ndeshjet e ‘play-off-it’ për inkuadrim në Ligën B ndaj Islandës.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.