Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Merret vendimi për gjyqtarët e ndeshjes Argjentina – Egjipti
    Ballina-1

    Merret vendimi për gjyqtarët e ndeshjes Argjentina – Egjipti

    09/07/2026 20:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jerome Brisard, gjyqtari francez i VAR-it që ishte në ndeshjen Argjentina – Egjipti, do të mbetet në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë. 

    Gjyqtar kryesor i asaj ndeshjeje ishte francezi tjetër, Francois Letexier. 

    Aktualisht, ankesa e Federatës së Futbollit e Egjiptit në FIFA për largimin e këtyre dy gjyqtarëve nga turneu i Kupës së Botës, nuk ka qenë e suksesshme. 

    Ndërkohë, gjashtë gjyqtarë tjerë që kanë qenë në dhomën e VAR-it në Dallas, janë larguar të enjten. Në mesin e tyre ishte edhe gjyqtari zviceran i UEFA-s, Vidai Sanz. 

    Nga pozita janë larguar edhe gjyqtari nga Maroku, Hamza Al-Fariq, braziliani Rodolfo Tuski dhe meksikani Eric Miranda. 

    Lista kompletohet nga kinezi Fu Ming dhe australiani Sean Evans, ka shkruar “Mundo Deportivo” të enjten. 

    Carlos del Cerro Grande nga Madridi do të vazhdojë në këtë rol. 

    Argjentina e mposhti Egjiptin me rikthim spektakolar të rezultatit, pasi ishte duke humbur 2:0 dhe fitoi 3:2. Argjentina e siguroi çerekfinalen ku do të ballafaqohet me Zvicrën. 

    Në ndeshjen Argjentina – Egjipti, pati shumë kritika ndaj gjyqtarëve. Shumë ishin të mendimit se gjyqtarët anuan nga Argjentina.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.