Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Merret vendimi për të ardhmen e Xhakës te Zvicra
    Ballina-1

    Merret vendimi për të ardhmen e Xhakës te Zvicra

    27/10/2026 19:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Granit Xhaka do të kthehet në ekipin përfaqësues të Zvicrës për ndeshjet e nëntorit, ka bërë të ditur të martën Federata Zvicerane e Futbollit. Bashkë me Xhakën te Zvicra do të kthehet edhe Breel Embolo, që po ashtu mungoi në katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

    Të dy munguan për shkak të rrethanave që lidhen me COVID-19.

    Xhaka në fillim të muajit u dënua me kusht nga Prokuroria Publike e Luzernit për falsifikim të certifikatës për COVID-19.

    34-vjeçari mori gjobë me kusht në total prej 150 mijë frangash.

    Gjobën do ta paguajë vetëm nëse bën shkelje gjatë dy vjetëve të ardhshme.

    Pasi “Blick” raportoi më 18 shtator se kundër Xhakës ishte nisur një procedurë penale, Xhaka pranoi tre ditë më vonë se kishte blerë një certifikatë të falsifikuar COVID-19 në vitin 2022. Si rezultat, ekipi i Zvicrës mbajti grumbullimin e parë pas Kupës së Botës pa kapitenin e tij. Zvicra fitoi të katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

    “Ne e shqyrtuam këtë çështje nga perspektiva të ndryshme. Rrethanat specifike të të dyja rasteve, procedurat ligjore të përfunduara dhe pasojat sportive që kanë ndodhur tashmë, të gjitha morën pjesë në vendim. Jemi të bindur se një rikthim në ekipin kombëtar në nëntor është i përgjegjshëm dhe gjëja e duhur për t’u bërë”, ka thënë drejtori i ekipit kombëtar Pierluigi Tami për faqen e Federatës Zvicerane të Futbollit.

    Xhaka do të mbetet kapiten i Zvicrës.

    Federata ka bërë të ditur se Xhaka do të mbetet kapiten. 

    Për kthimin e Xhakës dhe Embolos ka folur edhe përzgjedhësi Murat Yakin

    “Jam i lumtur që mund të zgjedh përsëri lojtarë pa kufizime për skuadrën në nëntor”, ka thënë Yakin.

    Yakin do ta bëjë publike listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë dhe Skocisë të enjten, më 5 nëntor

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.