Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mervan Bejtullahut i besohet derbi i javës së 15-të në Superlih
    Ballina-1

    Mervan Bejtullahut i besohet derbi i javës së 15-të në Superlih

    23/11/2023 17:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka deleguar me short sot (e enjte) gjatë ditës gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Java e 15-të zhvillohet në këtë fundjavë, me një ndeshje të paraparë për të premten dhe nga dy ndeshje për të shtunën dhe dielën.

    Të premten luajnë Malisheva-Ballkani, ku gjyqtar kryesor do të jetë Erdall Zasella, ndërsa anësor Fatmir Sekiraqa dhe Altin Zhegrova. Eridon Podvorica është gjyqtar i katërt, ndërsa Dardan Çaka dhe Fatlum Berisha në VAR.

    Të shtunën janë dy ndeshje. Fushë Kosova-Dukagjini dhe Feronikeli ’74-Liria. Në të parën do të gjykojë Mentor Ajeti me ndihmës Lumturije Muhadri dhe Peci, ndërsa në të dytën Bardh Ajeti kryesor me Bujar Selimaj dhe Pashtrik Burrinë anësorë.

    Në ndeshjen e parë, Vigan Iberdemaj do të jetë i katërt dhe Visar Kastati e Gzim Mehmeti në VAR, ndërsa në ndeshjen e dytë Isak Ceroviku gjyqtar i katërt me Burim Jahmurataj dhe Fatlum Jashari në VAR.

    Të dielën zhvillohet derbi i javës Prishtina-Drita dhe ndeshja tjetër interesante Gjilani-Llapi. Në derbi gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu me anësor Edmond Zeqirin dhe Hekuran Osmanin, ndërsa në ndeshjen tjetër do të gjykoj Genc Nuza me anësor Arbnor Bullatovci dhe Bekim Rama.

    TË LIDHURA

    Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate

    26/07/2025 21:51

    Presidenti Ademi takohet me legjendën e futbollit botëror, Luis Figo

    26/07/2025 20:54

    Muriqi e tregon pagën te Mallorca

    25/07/2025 20:26

    Rashica fishkëllehet nga tifozët e Beshiktashit

    25/07/2025 20:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.