Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mes duartrokitjeve dhe lotëve, Gavi kthehet me paterica te Barcelona
    Ballina-1

    Mes duartrokitjeve dhe lotëve, Gavi kthehet me paterica te Barcelona

    21/11/2023 20:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i talentuar spanjoll Gavi, i ka dhënë fund këtij sezoni futbollistik për shkak të një dëmtimi që pësoi dy ditë më parë në ndeshjen e Spanjës ndaj Gjeorgjisë në kualifikueset e Euro 2024.

    Futbollisti ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, e cila do ta lërë jashtë fushave të lojës për të paktën 6-7 muaj.

    Kjo do të thotë se futbollisti do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit për katalanasit, si dhe do të jetë spektator edhe në EURO 2024, ku pritej të ishte një nga yjet e turneut. Për lojtarin kishte dëshpërim në fushë, por edhe emocione sot kur është kthyer për herë të parë në klub për t’u takuar me stafin e katalanasve dhe shokët e skuadrës.

    Ai është pritur me përqafime dhe duartrokitje nga shokët e tij që i kanë dhënë zemër për këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhej, teksa vetë Gavi nuk ka mbajtur lotët, i dëshpëruar që do të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë larg fushave të lojës.

    Always Gavi 💙❤️#EveryoneWithGavi pic.twitter.com/ZKJua1kdUS

    — FC Barcelona (@FCBarcelona) November 21, 2023
    TË LIDHURA

    Hajduku i Splitit prezanton zyrtarisht Ron Raçin me një kontratë afatgjate

    26/07/2025 21:51

    Presidenti Ademi takohet me legjendën e futbollit botëror, Luis Figo

    26/07/2025 20:54

    Muriqi e tregon pagën te Mallorca

    25/07/2025 20:26

    Rashica fishkëllehet nga tifozët e Beshiktashit

    25/07/2025 20:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.