Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mes koreografive dhe zhurmave të një stadiumi që brohoriste emrin e tij – Ronaldo debuton me fitore tek Al-Nassr
    Ballina-2

    Mes koreografive dhe zhurmave të një stadiumi që brohoriste emrin e tij – Ronaldo debuton me fitore tek Al-Nassr

    22/01/2023 21:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo pas tri javësh që u transferua në Al-Nassr, bëri debutimin e tij në një ndeshje zyrtare. Ylli portugez pati minutazh të plot, në fitoren që skuadra e tij korri 1:0 kundër Al-Ettifaq. Tifozët arabë mirëpritën me shumë ovacione dhe koreografi yllin portugez.

    Momenti i shumëpritur erdhi sot. Cristiano Ronaldo debutoi me Al-Nassr, në sfidën e vlefshme për javën e 15-të në kampionatin arab kundër El-Ettifaq, duke ngadhënjyer kështu skuadra e tij me rezultat të ngushtë 1:0.

    Përtej rezultatit dhe rëndësisë së pikëve, ishte 37-vjeçari portugez në qendrën e të gjithë reflektorëve. Atij iu deshën plot tri javë pritje për të arritur që ta bënte debutimin në kampionat, pasi vuante pezullimin prej dy ndeshjeve moslojë nga Federata e Futbollit të Anglisë, që prej kohës sa ishte futbollist i Manchester United.

    Gjithsesi, tifozët vendës përgatitën një koreografi, ku shkruhej “Vamos” (“Përpara”) – duke i dhënë kështu mirëseardhje Ronaldos.

    The best #CR7𓃵 #Ronaldo 💛💛💛💛💛💛💛💛💛💛💛 pic.twitter.com/sI75AvhbAN

    — M E Hً !#CR7 (@0_b6y) January 22, 2023

    🔊🏟 Sueeeeeeeeena en Mrsool Park por megafonía y enloquece la afición. Hoy debuta @Cristiano Ronaldo en su nueva aventura en Arabia Saudí, y allí está @Marca como testigo.

    📹 @Juan_Castro_10 📍Riyadh. pic.twitter.com/FEllYrpNwm

    — MARCA (@marca) January 22, 2023
    TË LIDHURA

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.