Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mes thashethemeve për krizë, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez thuhet se kishin një debat të ashpër në publik
    Futboll ndërkombëtar

    Mes thashethemeve për krizë, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez thuhet se kishin një debat të ashpër në publik

    26/04/2023 23:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prej ditësh është folur se marrëdhënia e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez nuk po kalon momentin më të mirë.

    Që nga ardhja e yllit portugez në klubin e tij aktual, Al Nassr , ka pasur spekulime se marrëdhënia mund të jetë në krizë.

    Së fundmi mediat portugeze, raporton Marca se disa burime kanë konfirmuar se Cristiano “është ngopur me të dhe sjelljet e saj”.Në të njëjtën mënyrë, një raportim i ri është publikuar që duket se do t’i shtojë këto thashetheme për problemin e ashpër të çiftit.

    Cristiano dhe Georgina kanë nxitur thashethemet në lidhje me gjendjen e marrëdhënies së tyre duke u grindur në publik teksa hipnin në aeroplan.

    Një dëshmitar ka kontaktuar gazetarin spanjoll Abel Planelles për t’i treguar gjithçka që ka ndodhur mes çiftit në atë që duket të jetë një nga zënkat e tyre më të ashpra, pak para se të hipnin në aeroplan.

    Ai gjithashtu tregoi se si secili prej tyre u soll pas sherrit të tyre masiv.

    “Ata patën një ndeshje monumentale të bërtitura para se të hipnin në aeroplan”, tha dëshmitari.

    Edhe media të tjera kanë ndjekur shembullin, siç raportohet nga El Futbolero, Ronaldo thuhet se është i mërzitur me qëndrimin e Georgina dhe mendon se modelja po bëhet ‘egoiste’.

    Georgina, e cila është një modele spanjolle-argjentinase, së fundmi ka marr reagime të ashpra për mënyrën se si i trajton miqtë e saj.

    Shfaqja televizive e Georgina u kritikua gjithashtu në mediat sociale se nuk ishte mjaftueshëm autentike dhe, nganjëherë, dukej e shkruar dhe plot shkëlqim.

    Mirëpo, deklaratat më të ashpra erdhën nga Leo Caeiro, mik i nënës së futbollistit.

    “Kam thënë prej muajsh se ata nuk po shkojnë mirë dhe ka gjasa që të ndahen. Ai është i ngopur me të. Ky është realiteti”, tha Caeiro.

    Caeiro madje deklaroi se “nuk do të ketë martesë” dhe se ata janë bashkë vetëm “për të ushqyer produktin”.

    TË LIDHURA

    Man United turpërohet nga skuadra që luan në ligën e katërt angleze – eliminohet nga Carabao Cup

    27/08/2025 23:27

    Benfica eliminon Fenerbahcen, Copenhagen dhe Clube Brruge kalojnë tutje – kompletohen 36 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve

    27/08/2025 23:22

    Zyrtare: Lojtari i rritur në akademinë e Dortmundit transferohet te Malisheva

    27/08/2025 23:03

    Rrahmani me Sparta Pragën në Ligën e Konferencës

    27/08/2025 21:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.