Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mesazhi emocionues që vogëlushja Nina ua përcolli futbollistëve dardanë
    Ballina-1

    Mesazhi emocionues që vogëlushja Nina ua përcolli futbollistëve dardanë

    07/09/2023 08:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollistët e Kombëtares së Kosovës sot kanë kryer stërvitjen e radhës para duelit me Zvicrën. Por stërvitja e sotme ka qenë më e veçantë, ngase ata pas përfundimit të saj nuk i kanë hequr menjëherë fanellat e tyre sportive, por kanë zgjedhur të qëndrojnë pranë tifozëve të mbledhur me emocion në stadium. Shumë prej tyre ishin fëmijë, të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre për të ndjekur idhujt e tyre dhe për të pasur një përvojë të paharrueshme. Futbollistët dardanë me dashamirësi e respekt për secilin prej tyre kanë ndarë kohën e nevojshme për të bërë fotografi çasti me fëmijët dhe duke nënshkruar autografe në fanellat dhe topat e tyre. Ky moment ishte emocionues për të gjithë, por një surprizë e veçantë ishte mesazhi që futbollistët dardanë morën nga voglushja, Nina, e të cilin në emër të saj e kishte shkruar babai i saj, Albatrit Matoshi, një ish-gazetar sportiv dhe pasionat i madh i Kombëtares së Kosovës, për të shprehur admirimin dhe dashurinë e Ninës për futbollistët dardanë.

    “Po ju shkruaj në emër të vajzës sime trevjeçare, Nina Matoshi, e cila është një fanse e përkushtuar e juaja dhe e admiron talentin dhe përkushtimin tuaj. Ajo është shumë e re për të shprehur plotësisht admirimin e saj, por ju siguroj se mbështetja e saj për ju nuk ka ka kufij. Ju nuk jeni vetëm futbollistë; ju jeni frymëzim për brezat e rinj të kombit tonë. Përmes punës dhe vendosmërisë suaj ju keni u keni treguar atyre se ëndrrat mund të realizohen. Mos harroni kurrë: Arritjet e tuaja do të ndezin një shkëndijë shprese në zemrat e tyre, duke u dëshmuar se me besim të palëkundur gjithçka është e mundur. Tashmë e keni treguar shumë herë se mënyra se si ngriheni mbi pritshmëritë dhe nuk dorëzoheni kurrë, duke dhënë zemrën, gjakun dhe djersën tuaj për dashurinë ndaj lojës dhe atdheut – është vërtet e jashtëzakonshme”, ka shkruar ndër të tjera Matoshi në mesazhin për futbollistët dardanë.

    Mesazhi i voglushes Nina ishte një shprehje e thjeshtë, por thelbësore e adhurimit të rinisë ndaj këtyre futbollistëve. Përmes këtij mesazhi futbollistët u inkurajuan që të mos harrojnë ndikimin e tyre në brezat e rinj dhe të vazhdojnë të punojnë me vendosmëri për të ndjekur ëndrrat e tyre.

    TË LIDHURA

    Prishtina me tre sulmues ndaj Sheriffit

    10/07/2025 18:27

    Alonso largon pa mëshirë yllin e Real Madridit pas humbjes në finalen e Kupës së Botës për Klube

    10/07/2025 16:45

    Një tjetër ngritje historike e Kosovës në ranglistën e FIFA-s

    10/07/2025 11:01

    Parisi “shkatërron” Real Madridin

    09/07/2025 23:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.