Mësohen çiftet e 1/8 së finales në Ligën e Konferencës

Të premten është tërhequr shorti edhe për 1/8 e finales në Ligën e Konferencës, ndërsa ndeshja më interesante vlerësohet të jetë ajo ndërmjet Lazios dhe AZ Alkmaarit. Skuadra e Baselit do të ketë punë me Slovan Bratislavën, ndërsa Anderlechti do të përballet me Villarrealin. Krahas Lazios, edhe Fiorentina do ta përfaqësojë futbollin italian në Ligën
Të premten është tërhequr shorti edhe për 1/8 e finales në Ligën e Konferencës, ndërsa ndeshja më interesante vlerësohet të jetë ajo ndërmjet Lazios dhe AZ Alkmaarit.
Skuadra e Baselit do të ketë punë me Slovan Bratislavën, ndërsa Anderlechti do të përballet me Villarrealin.
Krahas Lazios, edhe Fiorentina do ta përfaqësojë futbollin italian në Ligën e Konferencës dhe për kundërshtar në këtë fazë do ta ketë Sivassporin.
Çiftet tjera, janë: AEK Larnaca – West Ham, Lech Poznan – Djurgarden, Sheriff Tiraspol – Nice dhe Gent Istanbul Bashakshehir.
Ndeshjet e para do të luhen më 9 mars, ndërsa ato të kthimit pas një jave. Finalja e këtij edicioni të Ligës së Konferencës, do të zhvillohet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë më 7 qershor.



