Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    UEFA jep një lajm të mirë për futbollin kosovar, fituesi i Kupës kualifikohet në Europa League
    Ballina-1

    UEFA jep një lajm të mirë për futbollin kosovar, fituesi i Kupës kualifikohet në Europa League

    23/08/2023 17:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbolli i Kosovës vazhdon të përparojë çdo herë e më shumë. FFK sot ka marr një lajm të mirë nga UEFA.

    Kosova do të përfaqësohet në garat evropiane me katër skuadra, por dallimi është se nga viti i ardhshëm, fituesi i Kupës së Kosovës do të marrë pjesë në Raundin e parë kualifikues të Europa Ligës.

    Këtë vit fituesi i Kupë së Kosovës ka marrë pjesë në Raundin e parë kualifikues në Conference Ligës.

    Pra nga viti i ardhshëm bazuar në acces list për sezonin 2024/25, ekipet tona do t’i nisin garat si vijon:

    Kampioni i Superligës – Raundi i parë kualifikues në Champions League

    Fituesi i Kupës së Kosovës – Raundi i parë kualifikues në Europa Ligë

    Nënkampioni i Superligës – Raundi i dytë kualifikues në Conference League

    Vendi i tretë në Superligë – Raundi i parë kualifikues në Conference League

    Krejt kjo ka ardhur pas sukseseve të Ballkanit, e cila ka arritur të kualifikohet në play-off të Conference Ligës.

    Kujtojmë që Kampioni i Kosovës nesër luan ndeshjen e parë ndaj skuadrës Bate Borisov nga Bjellorusia, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Pristinë.

    .

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.