Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mësohet shifra e saktë e shitjes së Korenicës te Manisa
    Ballina-1

    Mësohet shifra e saktë e shitjes së Korenicës te Manisa

    02/09/2023 21:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballkani është skuadra që po bën historinë, teksa siguroi për të dytën herë në histori pjesëmarrjen në grupet e Conference League.

     Megjithatë, kampionët e Kosovës do të humbasin një tjetër yll të skuadrës. SuperSport mëson se Meriton Korenica do e vijojë aventurën e tij në Turqi, tek skuadra e Manisës. Klubi nga Suhareka do të përfitojë 200 mijë euro, ndërkohë që do të mbajë 20% të kartonit. 26-vjeçari ka firmosur këtë të shtunë një kontratë 2-vjeçare.

    Drejtori i Manisës, Nderim Nexhipi, i cili për dy vite mbajti të njëjtin rol dhe tek Ballkani ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtët transferim, teksa e njeh mjaft mirë futbollisin e lindur në Rahovec. Me Korenicën, Nexhipi ka luajtur në kohën kur ishte pjesë e Shkëndijës, ndërkohë që ishte po 39-vjeçari që e afroi tek Ballkani.

    Manisa kërkon ngjitjen në elitën e futbollit turk dhe pritet që Korenica të jetë një vlerë e shtuar që do e ndihmojë ekipin në ngjitjen e ekipit.

    Mesfushori do të bashkohet të hënën me përfaqësuesen e Kosovës e pas grumbullimit do të bashkohet me ekipin e ri. Korenica do të mbajë fanellën me nr. 77 edhe tek Manisa, ku synon të bëjë mirë për të bërë më pas hapin e madh në karrierën e tij.

    TË LIDHURA

    Parisi “shkatërron” Real Madridin

    09/07/2025 23:16

    Juventusi dhe Granit Xhaka, në rrugën e duhur – zbulohen çmimi, kushtet personale nuk janë problem

    09/07/2025 20:57

    Zyrtare: Florent Hadërgjonaj rinovon me Alanyasporin

    09/07/2025 20:40

    Në Champions numri në fanellë shkruhet me stilolaps

    09/07/2025 19:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.