Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mësohet shuma totale që ka arkëtuar Ballkani nga pjesëmarrja në garat evropiane
    Ballina-1

    Mësohet shuma totale që ka arkëtuar Ballkani nga pjesëmarrja në garat evropiane

    03/11/2022 23:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampioni i Kosovës, Ballkani, këtë vit theu akullin duke u bërë klubi i parë nga vendi ynë që siguroi kualifikimin në fazën e grupeve të gare evropiane.

    Ballkani e nisi garë në Ligën e Kampionëve, ku u eliminua nga Zalgiris në raundin e parë.

    Pas këtij eliminimi Ballkani kishte rastin të paraqitje në Ligën e Konferencës, ku në fazën e eliminimit kaloi tri klube si La Fioritan, Klaksvikun dhe Shkupin për të siguruar një vend në grupet e kësaj gare.

    Katër raundet e fazës eliminatore ia siguruar 400 mijë euro fillimisht, ndërsa kalimi në grupe ia siguroi afër 3 milionë euro.

    Nga rishpërndarja e parave për klubet, Ballkani mori mbi 71 mijë euro, ndërsa nga koeficienti dhjetëvjeçar i UEFA-s, kampioni i Kosovës shtoi në konto edhe mbi 44 mijë euro, shkruan Telegrafi.

    Fitorja ndaj Sivasspor shtoi në konto edhe 500 mijë euro të tjera, ndërsa barazim në shtëpi ndaj Cluj ia dha Ballkanit edhe 166 mijë euro të tjera. Në total, Ballkani nga paraqitja në garat evropiane ka marr 4 milionë e 182 mijë euro, sipas football-coefficient.

    Kësaj do t’i shtohen edhe paratë nga të drejtat televizive dhe biletat e shitura, ku mund të preket edhe shuma prej 5 milionë euro. Një rekord përfitim për një klub nga Kosova, ku me këtë shumë të fituar Ballkani, mund të kthehet në fuqi të futbollit kosovar.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.