Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi dhe Haaland kishin pikë të njëjta – pse argjentinasi u zgjodh më i miri nga FIFA?
    Ballina-2

    Messi dhe Haaland kishin pikë të njëjta – pse argjentinasi u zgjodh më i miri nga FIFA?

    15/01/2024 23:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi tashmë edhe zyrtarisht është shpallur “Lojtari më i mirë” për vitin 2023 nga FIFA në një ceremoni që u mbajt sot (e hënë) në Londër.

    Në garë për të fituar këtë çmim ishin edhe Erling Haaland dhe Kylian Mbappe të cilët po ashtu kanë pasur një sezon të mrekullueshëm, e sidomos ky i pari i cili fitoi tripletën me Manchester Cityn.

    Për të fituar këtë çmim si kriter FIFA i mori performancat nga data 19 dhjetor 2022 deri më datën 20 gusht 2023.

    Fituesi i Kupës së Botës fitoi titullin e ligës me PSG-në para se t’i bashkohej ekipit amerikan, Inter Miami ku edhe aty arriti që të fitojë një trofe.

    Sidoqoftë, ajo që mori vëmendjen ishte fakti që Messi dhe Haaland e përfunduan garën me pikë të barabarta, pra me nga 48 pikë secili.

    Neni 12 në rregulloren e FIFA-s shpjegon qartë se si duhet të veprohet kur dy lojtarë e përfundojnë garën me pikë të barabarta.

    “Në rast të një barazimi, lojtari, trajneri, ose portieri me numrin më të lartë të votave “pesë-pikësh” nga votat e grupit të tyre të votuesve, sipas nenit 10 (p.sh. për lojtarët meshkuj, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të meshkujve; për trajnerët meshkuj, votat e trajnereve të ekipeve kombëtare të meshkujve; për portierët meshkuj, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të meshkujve; për lojtaret femra, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të femrave; për trajnerët femra, votat e trajnereve të ekipeve kombëtare të femrave; dhe për portierët femra, votat e kapitenëve të ekipeve kombëtare të femrave), do të jetë fitues i çmimit prestigjioz”, thuhet në rregulloren e FIFA-s.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.