Futboll ndërkombëtar

Messi drejt Arabisë Saudite, ia jep fjalën klubit të atjeshëm

Messi drejt Arabisë Saudite, ia jep fjalën klubit të atjeshëm

Lionel Messi mund të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Ylli argjentinas më saktësisht mund të nënshkruajë me klubin Al-Hilal. Për këtë siguron emisioni sportiv spanjoll “El Chiringuito”. Gjithnjë sipas këtij mediumi, 35 vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin saudit, i cili ia ofron atij 350-400 milionë euro në vit. Messi me këtë rast do ta

Besnik Batusha

Lionel Messi mund të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Ylli argjentinas më saktësisht mund të nënshkruajë me klubin Al-Hilal.

Për këtë siguron emisioni sportiv spanjoll “El Chiringuito”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, 35 vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin saudit, i cili ia ofron atij 350-400 milionë euro në vit.

Messi me këtë rast do ta kishte rival përsëri Cristiano Ronaldon, nëse ky i fundit nuk largohet nga Al-Nassr.

E Messit në ligën elitare të Arabisë Saudite mund t’i bashkohen edhe dy veteranët e Barcelonës, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

Ndërkohë, vazhdojnë të qarkullojnë zërat për një rikthim të mundshëm të Messit në Barcelonë, por interesim për të ka shprehur edhe Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Messi i ka prishur punët përfundimisht me Paris Saint-Germainin dhe do të largohet pas pak javësh nga Franca pasi do t’i skadojë kontrata me klubin parisien. 

Arabia SauditeMessi

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions