Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi e pranon:  Ky do të jetë Botërori im i fundit
    Ballina-1

    Messi e pranon:  Ky do të jetë Botërori im i fundit

    14/12/2022 13:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi është një hap larg ëndrrës së tij më të madhe, shpallja kampion bote me Argjentinën, trofe që për shumë të pasionuar të futbollit do ta kurorëzonte si më të madhin e të gjithë kohërave.

    Është rasti më i mirë për të mbyllur e lavdinë e përjetësisë karrierën me kombëtaren, pasi, siç e pranoi vetë pas sfidës gjysmëfinale me Kroacinë, finalja e së dielës do të jetë ndeshja e fundit me fanellën bardhekaltër në Kupën e Botës.

    “Jam krenar që do të mund ta përfundoj karrierën time në Kupën e Botës duke luajtur në këtë finale. Ajo që po përjetoj është diçka emocionuese. Me siguri e diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Kupë Bote. Duhet të kalojnë shumë vite derisa të vijë Botërori i radhës (2026) dhe nuk mendoj se do të jem. Kështu që shpresoj të përfundoj në mënyrën më të mirë”, ka thënë fituesi i shtatëfishtë i “Topit të Artë”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.