Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi flet për Mbappen: Nuk kam asnjë problem me të, jemi mirë
    Ballina-2

    Messi flet për Mbappen: Nuk kam asnjë problem me të, jemi mirë

    04/02/2023 01:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi ka thënë se ka raporte të mira me bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Kylian Mbappen.

    Argjentinasi së fundmi ka dhënë një intervistë për “Ole”, ku mes tjerash u pyet edhe për raportet e tij me Mbappen, me të cilin u përball në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.

    Messi zbuloi se ai dhe Mbappe kishin folur për lojën dhe festimet, por kaq ishte. Ai shtoi se nuk ka asnjë problem me francezin dhe se raportet e tyre janë të mira.

    “Po, ne folëm për lojën, festimet, si e kishin përjetuar njerëzit në Argjentinë, kur isha me pushime”, tha 35-vjeçari, duke shtuar” “Asgjë më shumë, por po shkon mirë, shumë mirë me të”.

    Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” foli edhe për përvojën e humbjes së një finale të Kupës së Botës.

    “Edhe unë isha në anën tjetër, humba edhe një finale (në 2014 kundër Gjermanisë) dhe nuk doja të dëgjoja asgjë për të më pas, për atë që ndodhi”, tha ai duke shpjeguar se kjo është arsyeja pse ai nuk dëshiron të flasë shumë për këtë me Mbappen.

    “Por e vërteta është se unë nuk kam asnjë problem me Kylianin, krejt e kundërta”,  tha Messi për të përfunduar intervistën.

    TË LIDHURA

    Fitoi 7,5 milionë dollarë në SHBA, sulmuesi i Kombëtares shqiptare bëhet gati për firmën në Serinë B

    02/02/2026 14:08

    Chelsea fiton në fund superndeshjen ndaj West Hamit

    31/01/2026 21:41

    Asllani fiton penallti në fitoren e Hoffenheimit

    31/01/2026 19:12

    Arsenali e shkatërron Leedsin

    31/01/2026 19:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.