Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi i zemëruar që e humbi penalltinë: Unë gabova por ekipi luajti mirë, me Australinë do të jetë vështirë
    Ballina-1

    Messi i zemëruar që e humbi penalltinë: Unë gabova por ekipi luajti mirë, me Australinë do të jetë vështirë

    30/11/2022 23:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ylli i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi është i lumtur me kualifikimin tutje, derisa pret një sfidë të vështirë ndaj Australisë.

    Kapiteni i Argjentinës humbi 11-metërshin ndaj Polonisë, por me nga një gol të Marc Allister dhe Julian Alvarez siguruan kualifikimin tutje si lider.

    Pas ndeshjes, shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka treguar se pret një sfidë të vështirë ndaj Australisë dhe e pranoi gabimin e tij.

    “I nervozuar që humba atë penallti, por skuadra erdhi fuqishëm pas gabimit tim. E dinim se si do të hynte gola e parë, do ta ndryshonte tërë lojën”.

    “Ndeshja e kaluar na ndihmoi shumë dhe u futëm në fushë duke menduar se na duhet të fitojmë”.

    “Ndeshja kundër Australisë do të jetë shumë e vështirë. Secila e mposht secilën, çdo gjë është shumë e hapur. Duhet të përgatitemi për ndeshjen në mënyrën më të mirë, siç bëjmë gjithmonë”

    “Duhet të jemi të qetë dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Tani një Kupë e Botës tjetër nis dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu siç bëmë sot”, deklaroi ai.

    Argjentina tani ka rastin e artë për të kaluar deri në gjysmëfinale pasi nëse mposhtin Australinë, në çerekfinale do t’i pres fituesi i ndeshjes Holandë – ShBA.

    Kjo padyshim është shumë më e lehtë se në rastin tjetër, ku nëse do të përfundonin si pozitë e dytë do të takoheshin me Francën në raundin e 16-të më të mirave.

    Sido që të jetë, përballja mes Argjentinës dhe Australisë do të zhvillohet të shtunën e ardhshme (3 dhjetor), me fillim nga ora 20:00.

    TË LIDHURA

    PSG shkatërron Atletico Madridin

    15/06/2025 23:10

    Portieri i Aucklandit punon në depo, pranoi dhjetë gola por bëri shtatë pritje

    15/06/2025 21:13

    “10-she në kajmak” – Bayerni e ‘shkatërron’ Aucklandin

    15/06/2025 20:38

    Xhaka pajtohet për kalim te Milani, 48 orët e ardhshme janë vendimtare

    15/06/2025 19:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.