Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi, Mbappe dhe Haaland në garë të ngushtë për çmimin e FIFA-s
    Ballina-1

    Messi, Mbappe dhe Haaland në garë të ngushtë për çmimin e FIFA-s

    14/12/2023 19:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Çmimi i lojtarit më të mirë të FIFA-s për vitin 2023 do të jetë një tjetër garë mes Lionel Messit, Kylian Mbappes dhe Erling Haalandit. FIFA shpalli listën e ngushtë të enjten me të njëjtit tre të parët në votim si për çmimin e “Topit të Artë”, që Messi fitoi në muajin tetor. Megjithëse periudha e votimit për “Topin e Artë”, përfshinte kupën e botës “Katari 2022” të fituar nga Argjentina e frymëzuar nga Messi, ai tashmë ka fituar çmimin e shtatë të FIFA-s në karrierë në shkurt që shpërbleu paraqitjet e tij fituese për titullin e kampionit në Katar.

    Ndërkohë, lista e ngushtë e futbollisteve më të mira përmban dy fituese të Kupës së Botës 2023, Aitana Bonmati dhe Jenni Hermoso nga Spanja, plus Linda Caicedo nga Kolumbia.

    Çmimi i FIFA-s për vitin 2023 te futbollistët përfshin edicionin fantastik të sulmuesit Erling Haaland, i cili ndihmoi Cityn ta fitojë “tripletën” pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Premier League dhe Kupën FA. Në fakt, Haaland u shpall lojtari më i mirë i sezonit të shkuar nga UEFA në muajin tetor, por për “Topin e Artë” mbeti prapa Messit. Messi dhe Mbappe fituan titullin e kampionit në ligën franceze me Paris Saint-Germainin, i cili u eliminua nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales. Messi më pas iu bashkua Inter Miamit, që bën gara në MLS të SHBA-së dhe shpejt ndihmoi skuadrën ta fitonte Kupën e Ligës.

    Bonmati gjithashtu fitoi “Topin e Artë” për femra në tetor plus një çmim të UEFA-s në gusht si futbollistja më e mirë në Evropë për edicionin e kaluar. Ajo gjithashtu ndihmoi Barcelonën të fitonte Ligën e Kampionëve për futbolliste dhe ligën spanjolle. Bonmati përdori fjalimin e saj të pranimit të çmimit në gusht për të mbështetur bashkëlojtaren Hermoso, e cila u puth në buzë pa pëlqimin e saj nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales në ceremoninë e trofeut të Kupës së Botës në Sydney të Australisë. Rubiales përfundimisht dha dorëheqjen tri javë pas finales së 20 gushtit dhe shkaku i këtyre pasojave u shkarkua edhe selektori i Spanjës, Jorge Vilda. Vilda u la jashtë votimit të FIFA-s për çmimin e trajnerit në futbollin e femrave.

    Në listën e ngushtë për trajnerë të vitit nga FIFA, konkurrentët kryesorë për këtë çmim janë Pep Guardiola dhe Jonatan Giraldez. Guardiola e udhëhoqi Manchester Cityn drejt “tripletës” edicionin e kaluar dhe është në mesin e tre kandidatëve me Simone Inzaghin dhe Luciano Spalletti për çmimin e trajnerit më të mirë të FIFA-s në futbollin e meshkujve. Inzaghi e çoi Interin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Cityt dhe Spalletti udhëhoqi Napolin drejt titullit të parë të Serie A pas 33 vjetësh.

    Giraldez kryeson listën e kandidatëve për çmimin e trajnerit më të mirë në futbollin e femrave pasi Barcelona fitoi ligën spanjolle, më pas titullin evropian duke eliminuar Chelsean në gjysmëfinale. Emma Hayes e Chelseat, skuadra e së cilës fitoi dyfishin e titullit dhe kupën në Angli, është pjesë e kësaj liste së bashku me Sarina Wiegmanin, përzgjedhëse e Anglisë, që humbi në finalen e Kupës së Botës për futbolliste nga Spanja. Hayes, e cila do të drejtojë SHBA-në sezonin e ardhshëm, fitoi çmimin e FIFA-s në vitin 2021 dhe Wiegman është tri herë fituese në këtë kategori.

    Ceremonia e FIFA-s është më datën 15 janar në Londër. Votimi për më të mirin e këtij çmimi bëhet nga kapitenët dhe trajnerët e ekipeve kombëtare, gazetarët e përzgjedhur plus tifozët përmes që votuan në një sondazh në internet që u mbyll në tetor.

    TË LIDHURA

    Ish-talenti i Liverpoolit nënshkruan me skuadrën kosovare

    14/07/2025 19:25

    Goditi me shuplakë futbollistin e Chelseat pas finales së Botërorit, Luis Enrique “thyen” heshtjen | Tekniku rrezikon dënimin drastik nga FIFA

    14/07/2025 17:33

    Donnarumma doli nga vetja pas finales, por Maresca e ndaloi me fjalët që nuk pritej t’i thoshte

    14/07/2025 17:08

    Zbulohen shifrat marramendëse që fituan klubet pjesëmarrëse në Botëror

    14/07/2025 14:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.