Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi merr leje nga PSG-ja, po i kalon pushimet me familjen në Alpe
    Futboll ndërkombëtar

    Messi merr leje nga PSG-ja, po i kalon pushimet me familjen në Alpe

    25/01/2023 16:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ylli argjentinas ishte rikthyer së fundmi nga pushimet e fundvitit pas triumfit në Kupën e Botës.

    Ai u përfshi në miqësoren e Paris Saint-Germainit ndaj yjeve të ekipeve Al-Nassr e Al-Hilal, ku luajti edhe Cristiano Ronaldo.

    Shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoi në fitoren 5:4, ndërsa mungoi më pas në fitoren e PSG-së me rezultat 7:0 ndaj Pays de Cassel, ku Kylian Mbappe i shënoi pesë gola.

    Për të mos e lënë kohën t’i shkojë dëm, 35 vjeçari e mori familjen, përfshirë këtu gruan e tij Antonela Roccuzzo dhe tre djemtë e tij dhe shkuan në Alpe, ku po e shijojnë skijimin dhe pishinën me avull.

    Ish-futbollisti i Barcelonës ka postuar fotografi në Instagram, ku e arriti fotografinë më të pëlqyer në histori të këtij rrjeti social.

    Në fotografitë e postuara, Messi shihet duke e shijuar në maksimum këtë periudhë me familjen.

    Messi po e kalon vitin e fundit të kontratës me PSG-në dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë të luajë në “Parkun e Princave”.

    Ai ka ofertë nga Arabia Saudite, respektivisht nga klubi Al-Hilal, i cili ia ka ofruar mbi 300 milionë euro në vit. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19

    Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

    17/03/2026 16:21
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.