Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi që “shkon 20 herë në tualet para ndeshjes” e zhgënjeu Maradonën gjithë jetën
    Ballina-1

    Messi që “shkon 20 herë në tualet para ndeshjes” e zhgënjeu Maradonën gjithë jetën

    13/12/2022 17:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Messi është një lojtar i madh. Ndoshta, prej më të mirëve, në krejt historinë e futbollit. Por, jo edhe për atë që pikërisht në Argjentinë, është parë si përjetësisht i paarritshëm në këtë sport, Diego Armando Maradona.

    Për më tepër, 10-shja ikonike e shtetit latinoamerikan, që ndërroi jetë dy vjet më parë, nuk e kishte konsideruar Leo Messin si një lider. Një lojtar të madh po.

    Messi nuk e bindi Maradonën asnjëherë pasi kurrë nuk polli diçka me vlerë për Argjentinën, derisa Diego ishte gjallë.

    Kulmi i frustrimit të të dytit më të parin ishte Botërori 2018 në Rusi. Argjentina u eleminua në të 16-n e finales nga Franca, ku mezi arriti pas vetëm 4 pikëve të tubuara në fazën grupore (kishte barazuar me Islandën, ishte turpëruar nga Kroacia 0 me 3 dhe e kishte mposhtur Nigerinë 2 me 1). Madje, edhe trenin për këtë botëror e kishte kapur tek në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për konferedatën CONMEBOL.

    “Nuk duhet ta shohim më Leon si një perëndi”, pati thënë Maradona për Fox Sport, përcjellë Klankosova.tv.

    Ish lojtari i Napolit në Itali e akuzoi atëherë më të mirin e Barcelonës se luan mirë vetëm për këtë klub, por jo edhe për kombëtaren e tij.

    “Ai është Messi vetëm kur luan për Barcelonën. Messi është Messi vetëm kur e vesh atë fanellë, ndërsa është një tjetër Messi për Argjentinën“, pati vazhduar Maradona. “Ai është një lojtar i madh, por jo një lider. Është e padobishme të tentosh ta bësh një lider nga një njeri që shkon 20 herë në toalet para ndeshjes”.

    Pos nga mentori dhe idoli i tij, Messi pati marrë kritika edhe nga shumë njohës tjerë të futbollit për dështimet me kombëtaren. Në radhë të parë i ishte thënë se nuk po angazhohet si duhet, e mëpastaj, se nuk është agresiv tamam. Dhe, duke u bashkuar me Diegon, ishte “akuzuar” për mungesë lidershipi”. Madje, pakënaqësitë për të kishin shkuar deri aty saqë të mos konsiderohej si “njëri nga ata” (lojtarët e kombëtares) për shkak se ai “gati tërë jetën e ka kaluar në Barcelona dhe para se të jetë një Albicelest, është një Blaugran”. Ani se admirohej, Messi nuk pëlqehej si Maradona. Ky, thjesht, adhurohej nga argjentinasit.

    Në Botërorin Qatar 2022, Messi ka ndryshuar. Ai nuk po shkëlqen, por po udhëheq, shkruan goal.com. Duke qenë, mbase, ylli i vetëm i madh te Argjentina, ai, fillikat, e solli këtë kombëtare deri në gjysmëfinale, ku sonte takohet me Kroacinë, ndaj të cilës pret të hakmerret për humbjen turpëruese të katër vjetëve më parë në Rusi.

    Eeeehhhh, sikur Maradona të mos kishte vdekur tashti do të kishte mundësi ta shihte Messin ashtu siç e donte, duke qenë një superlojtar dhe në të njëjtën kohë, kapiten që UDHËHEQ.

    TË LIDHURA

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39

    Conor McGregor nokauton një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon

    17/06/2025 23:15

    Vdes futbollisti shqiptar, bie nga kati i 8-të i restorantit

    17/06/2025 23:01

    Historik i shkurtër i kundërshtarit të Prishtinës në Ligën e Europës

    17/06/2025 20:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.