Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi, Ronaldo, Fury, Neymar, Hamilton, Federer: 20 sportistët më të paguar të vitit 2022
    Ballina-1

    Messi, Ronaldo, Fury, Neymar, Hamilton, Federer: 20 sportistët më të paguar të vitit 2022

    01/01/2023 23:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fituesi i Kampionatit Botëror, Lionel Messi kryeson listën e Forbes të sportistëve më të paguar për vitin 2022 pas një viti tjetër fantastik në karrierën e tij.

    Superylli argjentinas ka mposhtur më shumë se një numër yjesh sporti, përfshirë kundërshtarin e tij të vjetër, Cristiano Ronaldon.

    Nuk është për t’u habitur që lista top 20 dominohet nga sportistë që luajnë në Shtetet e Bashkuara, me shtatë nga ata që luajnë basketboll.

    Por, vetëm një grua është e përfaqësuar në të 20-at, pavarësisht se është një tjetër vit yjor për sportin e femrave.

    Ikona japoneze Naomi Osaka ka linjën e saj të produkteve për kujdesin e lëkurës dhe një sërë sponsorësh të tjerë, por ajo ende gjen kohë për një karrierë të shkëlqyer në fushën e tenisit.

    Sportistët jo vetëm që fitojnë para nga sporti i tyre, ata kryesisht fitojnë shumë para përmes sponsorizimeve dhe marrëveshjeve të tjera komerciale.

    Lebron James, Kevin Durant dhe Stephen Curry zotërojnë kompanitë e tyre mediatike, ndërsa shtatë herë kampioni i Super Bowl, Tom Brady, ka bashkëpunuar me një kriptomonedhë dhe gjithashtu ka lançuar platformën e tij NFT.

    Messi bëri një ulje pagash për t’iu bashkuar PSG-së nga Barcelona në vitin 2021, por një bazë e madhe e markave sponsorizues e mbajtën atë si sportisti më i paguar i vitit me 130 milionë euro.

    Kjo shumë e vë atë pak përpara legjendës së LA Lakers, LeBron James, puna e të cilit jashtë fushës është ndoshta më mbresëlënëse sesa puna e tij në futboll. Ai fitoi 121.2 milionë euro, që është 6.2 milionë më shumë se Cristiano Ronaldo.

    Pra, këtu është pjesa tjetër e listës, së bashku me fitimet e tyre për vitin e kaluar:

    1) Lionel Messi – Futboll – 130 milionë euro

    2) LeBron James – Basketboll – 121.2 milionë euro

    3) Cristiano Ronaldo – Futboll – 115 milionë euro

    4) Neymar – Futboll – 95 milionë euro

    5) Stephen Curry – Basketboll – 92.8 milionë euro

    6) Kevin Durant – Basketboll – 92.1 milionë euro

    7) Roger Federer – Tenis – 90.7 milionë euro

    8) Canelo Alvarez – Boks – 90 milionë euro

    9) Tom Brady – Futbolli Amerikan – 83.9 milionë euro

    10) Giannis Antetokounmpo – basketboll – 80.9 milionë euro

    11) Russell Westbrook – Basketboll – 79.2 milionë euro

    12) James Harden – Basketboll – 74.4 milionë euro

    13) Matthew Stafford – Futbolli Amerikan – 72.3 milionë euro

    14) Aaron Rodgers – Futbolli Amerikan – 68 milionë euro

    15) Tiger Woods – Golf – 68 milionë euro

    16) Josh Allen – Futbolli Amerikan – 67 milionë euro

    17) Lewis Hamilton – Motorsport – 65 milionë euro

    18) Tyson Fury – Boks – 62 milionë euro

    19) Naomi Osaka – Tenis – 59.2 milionë euro

    20) Damian Lillard – Basketboll – 57.4 milionë euro. 

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.