Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi – Ronaldo në këtë Kampionat Botëror: Argjentinasi larg portugezit në të gjitha statistikat
    Ballina-1

    Messi – Ronaldo në këtë Kampionat Botëror: Argjentinasi larg portugezit në të gjitha statistikat

    07/12/2022 23:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Portugalia mbrëmë ka mposhtur Zvicrën me rezultat 6-1 për të kaluar në çerekfinale ku do të luajë kundër Marokut, i cili eliminoi në mënyrë sensacionale Spanjën.

    Portugezët bën një lojë fantastike. Ata fituan me një het-trik të 21-vjeçarit Goncalo Ramos, ndërsa shënuan edhe Pepe, Raphael Guerreiro dhe Rafael Leao.

    Por pavarësisht het-trikut të Ramos, ylli më i madh i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo. Trajneri portugez e la në stol dhe në vend të tij futi Ramos në lojë, gjë që doli të ishte një lëvizje e shkëlqyer.

    Para fillimit të ndeshjes, fotoreporterët kanë fotografuar vetëm Ronaldon i ulur në bankinë, ndërsa në mes të pjesës së dytë stadiumi thërriste: “Ronaldo! Ronaldo!”.

    Ronaldo krejtësisht i padukshëm

    Santos e futi në lojë Cristianon në minutën e 74-të, por përveç një goli të anuluar për shkak të pozitës jashtë loje, Ronaldo nuk bëri asgjë. Ato rreth 15 minuta ishin përmbledhja e Kupës së Botës së Ronaldos.

    Shumë zhurmë për asgjë ose shumë pak. Në ndeshjen e parë kundër Ganës, Ronaldo shënoi gol nga penalltia në fitoren 3-2, ndërsa në ndeshjet e tjera ose ishte shumë keq.

    Ky është kompeticioni i fundit i madh si për të ashtu edhe për Lionel Messin. Kombëtaret e tyre janë në pjesë të kundërta të shortit dhe teorikisht mund të takohen në finale. Do të ishte një fund epik i rivalitetit më të madh në historinë e futbollit, por Messi është kilometra përpara Ronaldos në këtë turne.

    Messi drejton Argjentinën në finale

    Ndërkohë që Ronaldo luan një rol të rëndësishëm në ecjen e Portugalisë në finale, Messi pak a shumë i vetëm e tërheq Argjentinën në këtë turne. Argjentinasi i pabesueshëm shënoi tre gola dhe asistoi një në katër ndeshje dhe u shpall ‘Lojtari më i mirë’ në pothuajse çdo ndeshje dhe Ronaldo statistikisht nuk mund të rivalizojë me të.

    Messi krijoi më shumë mundësi për shokët e tij, fitoi më shumë duele, ka më shumë pasime kyçe dhe vlerësimet e tyre sipas platformës SofaScore janë të pakrahasueshme.

    Vlerësimi mesatar i Messit në turne është 7.95, ndërsa ai i Ronaldos është 6.40. /Telegrafi/

    TË LIDHURA

    Agim Ademi: Me këta futbollistë që kemi dhe me ata që janë në ardhje, Kombëtarja nuk do të ketë telashe për lojtarë në 10 vjetët e ardhshme

    17/06/2025 11:00

    Kampionia e Kosovës, Drita nesër mëson kundërshtarin e saj në Ligën e Kampionëve

    16/06/2025 23:15

    Chelsea e nis Kupën e Botës për Klube me fitore, triumfon ndaj Los Angeles

    16/06/2025 23:11

    Fituesi i medaljes olimpike me Iranin do ta përfaqësojë Kosovën në peshëngritje

    16/06/2025 22:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.