Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi s’është pishman që s’u kthye në Barcelonë: Jam i lumtur, e bëra zgjedhjen e duhur
    Ballina-2

    Messi s’është pishman që s’u kthye në Barcelonë: Jam i lumtur, e bëra zgjedhjen e duhur

    18/08/2023 11:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi nuk është aspak pishman që nuk mbeti në futbollin e niveleve të larta, në atë evropian.

    Pasi vendosi të largohej nga Paris Saint-Germaini pas qëndrimit prej dy vjetësh aty, ylli argjentinas secilën ditë shihej gjithnjë e më afër rikthimit në Barcelonë, ndërsa nuk i kishte në opsion klubet arabe, përkundër faktit se ato e joshnin me oferta stratosferike.

    Sidoqoftë, 36 vjeçari i befasoi të gjithë duke u transferuar në fund në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në ekipin Inter Miami.

    E tash, një muaj e gjysmë pasi iu bashkua klubit nga liga MLS, kampioni i botës me Argjentinën thotë se nuk është aspak pishman me zgjedhjën që e bëri.

    Madje, ai po e shijon në maksimum eksperiencën në klubin amerikan, por edhe jetën e re amerikane.

    “Ishte shumë më e lehtë se që e mendonim, sepse e kishim eksperiencën e ndërrimit të qyteteve nga Barcelona në Paris dhe ishte shumë më e komplikuar. Kjo e tashmja (zhvendosja në Miami) ishte krejt diçka ndryshe”, theksoi Messi fillimisht në konferencë për shtyp sonte.

    “Sot mund të them se jam mjaft i lumtur me vendimin që e kemi marrë, jo vetëm për aspektin sportiv, por edhe për familjen time, për mënyrën se si jetojmë ditë pas dite, për qytetin dhe për mikpritjen e njerëzve, e cila ishte e jashtëzakonshme, jo veç në Miami, por edhe në përgjithësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi aty ku donim të ishim”, vazhdoi shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

    Messi po bëhet gati për ndeshjen më të rëndësishme prej që është transferuar në Inter Miami, atë të së shtunës kundër Nashville SC në finale të Kupës së Ligës.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.